Kryevirologu amerikan: Të mos biem në vetëkënaqësi të rreme për rënien e numrit të vdekjeve

Kryevirologu amerikan: Të mos biem në vetëkënaqësi të rreme për rënien e numrit të vdekjeve

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekordin e zymtë të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në "vetëkënaqësi të rreme" për rënien e numrit të vdekjeve.

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.

"Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdekjeve," tha Dr Fauci. "Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezikshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme,” tha ai.

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdekje nga COVID-19, ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Twitter se "shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!"

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë "ende të zhytura thellë në valën e parë" të pandemisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër