Tjetër aksident/ Makinat përplasen gjatë transmetimit live të Report Tv në ‘kryqëzimin e vdekjes’ në Kamëz (VIDEO)

Kamëz- Asnjë nga institucionet shtetërore përfshi pushtetin lokal dhe policinë rrugore nuk kanë reaguar për të marrë masa sigurie për vendosjen e bordurave, semaforëve dhe policit rrugor në kryqëzimin e vdekjes. Gjatë vëzhgimit të Report Tv katër ditë pasi në këtë aks Rezina Koleci la të vdekur dy njerëz nuk mungojnë aksidentet që ndodhin live në transmetimin e Report Tv.

Janë këto pamjet kur dy mjete në një manovër të gabuar aksidentohen dhe bëhen shkak për bllokimin e trafikut si dhe konflikteve mes shoferëve.

Por sikur të mos mungonte tragjedia e 4 ditëve më parë ku shoferja Rezina Koleci përplasi për vdekje një ciklist dhe një të mitur, është ky automjet që rrezikon kalimtarët dhe nënat me karroca me fëmijë që kalojnë rrugën.

Këtij drejtuesi i bëhet shenjë të ndalojë por as që e merr mundimin të shtyp pedalin e frenave dhe pse para tij kalojnë 4 njerëz mes tyre familje me fëmijë të mitur.

Në këtë kryqëzim mungojnë vijat e bardha, semaforët, mbikalimet dhe bordurat penguese, për të cilat kalimtarët dhe çiklistë e motoristë shprehen se duhen një orë e më parë.

Por a ka semaforë në këtë aks?
Janë këto pamjet e semaforëve të cilët ndodhen 100 qind metra larg kryqëzimit në hyrje të urës por ato ekzistojnë vetëm si relike pasi nuk punojnë dhe prania e atyre në këtë vend me kryqëzimin e pambuluar bëhet jofunksionale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Gazetari te kryqëzimi i aksidentit: Pse kalon? Mund të kesh fatin e viktimës. Drejtuesi i motorit: Mos e paçim kismet (VIDEO)

Gjatë pasqyrimit të problematikës së pazgjidhur në kryqëzimin e Kodër Kamzës, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka diskutuar edhe me një banor të zonës. I hipur mbi një motor, qytetari ishte i ndërgjegjshëm që hyrja në rrugë përbënte rrezik, por kur gazetari e pyet, ai thotë se nuk ka rrugë tjetër.BISEDA

Gazetari: Pse po kalon rrugën, nuk lejohet të hysh

Qytetari: E di por s’kam çfarë bëj

Gazetari: Para katër ditësh ndodhi një aksident i rëndë, mund të kesh edhe ti fatin e viktimës që hyri me biçikletë

Qytetari: Mos e paçim kismet

Gazetari: Hajde se po të ndihmoj unë të hysh, po bëj edhe policin e trafikut me atë rast

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 13/08/2018 20:29

    Andej nga vijne ata, jane mesuar te ngasin bagetite e jo makinat. Kane zbritur nga mali, kane punuar me kokaine ne Angli, kane blere makina me timon ne krah te djathte dhe shesin pordhe neper Kamez duke harxhuar karburantin kot. Nderkohe qe po ti rrish afer qelben ere ngaqe pijne raki e birra qe ne pike te mengjesit e rrijne pa lare me jave te tera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me burgim nga Prokuroria e Tiranës italianët e Call Centerave

Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me burgim nga Prokuroria e Tiranës italianët e Call Centerave