Kryqi i Kuq: Solidariteti për të përballuar dëmet e tërmetit më i jashtëzakonshmi që do të mbahet mend gjatë

Vitit 2019 sapo është mbyllur. Për Kryqin e Kuq Shqiptar ai ishte një vit i mbushur me veprimtari të shumta në fusha të ndryshme të ndihmës së tij humanitare për shtresat më në nevojë. Por, ai do të përmendet gjatë për ngjarjen më të shënuar të vitit, tërmetin e datës 26 nëntor 2019, dëmet e shkaktuara dhe punën e përkushtuar nga të gjithë për përballimin e nevojave të të gjithë të prekurve nga tërmeti.

Sigurisht që Kryqi i Kuq Shqiptar do të luante një rol të rëndësishëm në këtë periudhë, një rol ky i lidhur ngushtë dhe me misionin e vetë shoqatës, në fushën e përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash. Dhe tërmeti ishte një katastrofë e përmasave të mëdha. Ndërtesa të shumta të shkatërruar dhe të dëmtuara, njerëz të pastrehë, viktima të shumta dhe mjaft të plagosur.

Kryqit të Kuq Shqiptar do të pozicionohej qartë në këtë operacion të gjerë në përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti, një operacion në të cilin u përshinë aktorë të shumtë. Kryqi i Kuq Shqiptar mori përsipër që të ndihmonte të dëmtuarit me materiale jetike, ushqim, materiale higjienike, shtroje, e batanije por dhe mbështetje psikosociale më të dëmtuarit nga kjo katastrofë aq të nevojshme në momentet e para.

Në një periudhë të dytë pas vendosjes së popullsisë së mbetur pa shtëpi në cadrat e ngritura në qendra e akomodimit në qytet dhe në zonat rurale, në hotele etj.

Një ndihmë e menjeherëshme për Kryqin e Kuq Shqiptar ishte ajo e ardhur nga shoqatat si motra të rajonit dhe më gjerë si: Kryqi i Kuq Kroat, Kryqi i Kuq i Kosovës, Kryqi i Kuq Grek, Kryqi i Kuq Italian, Kryqi i Kuq Kinez, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqi i Kuq i Malit të Zi, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe, por dhe nga institucione të ndryshme shtetërore dhe jo shtetërore brenda dhe jashtë vendit, si USAID, Luftansha, ECHO, International Humanitarian City (IHC).

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shhqiptar, z. Artur Katuçi thkesoi se “Kjo katastrofë karakterizohet së pari nga një solidaritet i jashtëzakonshem, të cilin do ta mbajmë mend gjatë.  Jemi të emocionuar dhe të prekur thellësisht nga solidariteti i shoqatave simotra, por edhe i atyre donatorëve të padukshëm që me humanizmin e tyre, u bënë një suport i fortë moral dhe fizik për stafin dhe vullnetarët tanë që ndihmojnë në terren njerëzit e dëmtuar në këto kohë të vështira.”

Me vlerësimin e situatës dhe evidentimin e popullsisë së dëmtuar, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq (Federata ndërkombëtare) u përgatit një apel ndihme afatgjatë. Bazuar në këtë apel ndihme Kryqi i Kuq Shqiptar mori përsipër të ndihmonte 2000 familje për 2 muaj me një paketë mujore ndihme (20.5 kg ushqime,+20 kg miell; një kit higjienik një mujor familjar dhe 5 batanije), ndihmë kjo që në muajt në vazhdim do të përkthehet në një mbështetje financiare për shtatë muaj për 700 familje.

Mbështetje e menjëhershme e Apelit të Ndihmës së Federatës ndërkombëtare për Shqipërinë në shumën e 3 milion Franga Zvicerane bëri të mundur nisjen e menjëhershme të shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Nga fillimi i operacionit të ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar në mëngjezin e 27 nëntorit e deri më 31 dhjetor, Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar 18 400 persona, në më rreth 70 pika të ndryshme të hartës së dëmtimeve nga tërmeti. Në periudhën e parë të emergjencës ka shpërndarë: 2600 shishe ujë, 7330 racione ushqimi të ngrohtë, 3850 racione ushqimi të gatshëm, 148 paketa ushqimore, si dhe ka mbështetur me ndihmë të parë 44 persona dhe ndihmë të parë psikosociale 1430 persona.

Për familjet me shtëpi të dëmtuara dhe të pabanueshme janë shpërndarë 190 cadra, 860 kuti me veshmbathje dhe 13750 batanije.

Me kalimin e fazës së parë të emergjencës, Kryqi i Kuq filloi shpërndarjen e paketave të ndihmës mujore që përbëhen nga 20.5 kg ushqime bazë + 20 kg miell, një kit higjienik familjar mujor dhe 5 batanije. Deri më datë 6 janar, nga Degët e KK Durrës, Tiranë, Krujë, Laç dhe Lezhë, janë shpërndarë 2463 paketa.

Operacioni i ndihmës vazhdon....

G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    "Lufta" ndaj COVID-19/ A mendoni se duhet të bëhen më shumë testime?

Komento

Komente

  • Ne cadra: 11/01/2020 14:40

    Asnje ndertime nuk eshte pare deri tani ❄️☔️

    Përgjigju