Kthehet ora dimërore, sociologia për Report Tv: Duhen 4 javë për t’u mësuar, organizoni oraret e fjetjes e zgjimit! Qytetarët: Një orë më shumë gjumë

Kjo e dielë ka sjellë rikthimin e orës diellore. Me ndryshimin e orës do të kemi netë më të gjata, dhe zvogëlimin e ditës pasi do të errësohet më shpejt.

Më këtë ndryshim, akrepat e orës u zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00. Ndryshimi i orës mirëpritet nga qytetarët pasi u ofron mundësinë për të fjetur një orë më shumë gjumë dhe po ashtu për të nisur punën një orë më vonë. Por ka edhe nga ata që përshtaten me vështirësi

“Na duhet pak kohë të përshtatemi, por kjo është në favorin tonë. Dhe për punë do ngrihesh njëçikë më vonë dhe ke kohë, pavarësisht se dita është e shkurtër. Unë jam pro faktikisht ndryshimit të orës , pasi tani që dita është më e shkurtër, çohemi më vonë në mëngjes se e kemi pak me siklet këtë mëngjesin.”

“Nuk isha në dijeni fare.”

“ Unë u mësova që sot, nuk e d. Ndryshimi i orës për energjinë elektrike është më mirë.”

“Unë nuk e kam problem.”

“Do mësohemi dhe ne. Më mirë për ne se çohemi më vonë për punë.”

“Jemi mësuar tashmë. Në fakt nuk do të doja të ndryshohej se vij shumë vonë pasdite për djalin.”

Për sociologen Entela Binjaku qytetarëve do iu duhet minimalisht 4 javë për t’u pështatur me orën e re. Që kjo përshtatje të jetë më e lehtë sociologia ndan disa këshilla.

“Së pari duhet ta pranojmë. Ta mirëpranojmë këtë ndryshim.  Së dyti përpiqeni të flini para orës 22 sepse trupi ka nevojë të hyj në ciklin e ri. Të rregullojnë disi dietën ushqimore sepse dhe aty ka  një rol të rëndësishëm sesi trupi përthith vlerat ushqimore dhe sesi I qaset ndryshimeve që vijnë me errësirën e dritën.”

I vendosur në vitet ’70, ndryshimi i orës ka për qëllim shfrytëzimin në maksimum të dritës së diellit, dhe kursimin e energjisë elektrike. Prej disa vitesh është diskutuar që ndryshimi i orës të mos bëhej më në Evropë, duket se shtete të ndryshme nuk kanë rënë dakord dhe mbeti në fuqi ende si praktikë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot

E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius! Parashikimi i motit për sot