Kthesa e papritur/ Alaudin Malaj kërkon rikthimin në Veting dhe përjashtimin e Etleda Çiftjas, dha dorëheqjen në korrik para Vetingut 

Kthesa e papritur/ Alaudin Malaj kërkon rikthimin në Veting dhe përjashtimin e Etleda Çiftjas, dha dorëheqjen në korrik para Vetingut 

Alaudin Malaj

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut dhe përjashtimin nga gjykimi të komisioneres Etleda Çiftja. Një kërkesë e tillë drejtuar KPA është tepër e rrallë, pasi Malaj dha dorëheqjen nga detyra në korrik të vitit 2020, pas 27 vitesh karrierë në drejtësinë shqiptare. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendoi në fund të muajt korrik 2020 të pranonte dorëheqjen e Malajt si dhe të deklaronte mbarimin e statusit të tij si magjistrat. Procesi Vetingut për Alaudin Malaj kishte nisur që në muajin shtator të vitit 2018, duke zgjatur rreth 22 muaj.

Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Genta Bungo. Genta Bungo u zëvendësua me Lulzim Hamitajn, ndërsa më vonë Lulzim Hamitaj u zëvendësua me Roland Ilian. Pas dorëheqjes dhe vendimit të KLGJ, në 15 shtator 2020 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ndërprerjen e Vetingut për Malajn si dhe përjashtimin e tij për 15 vjet nga drejta për t’u bërë pjesë e gjyqësorit.

Pikërisht ky vendim kundërshtohet nga Malaj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ndërsa kërkon rikthimin e çështjes në shkallën e parë të Vetingut, për t’u gjykuar nga një tjetër trup gjykues. “Prishjen e vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si një vendim që është rrjedhojë e cenimit të parimit të paanësisë në mënyrën e formimit dhe përbërjen e trupit gjykues. Prishjen e vendimit datë 15.04.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rrëzimin e kërkesës për përjashtim duke vendosur: Pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit, dhe përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja nga përbërja e trupit gjykues. Dërgimin e çështjes së rivlerësimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u gjykuar nga një trup tjetër gjykues”, thuhet në kërkesën e Malaj.

Kërkesa nënkupton se Malaj ka kërkuar përjashtimin e Etleda Çiftjas nga gjykimi i çështjes së tij, kërkesë e cila është rrëzuar nga KPK. Ky zhvillim nuk reflektohet në vendimin e KPK për ndërprerjen e Vetingut për Malajn. Ndërkaq, KPA ka nisur përgatitjet për gjykimin e çështje, ndërsa ka përcaktuar trupën gjykuese të kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

 Dorëheqja e Malajt 

Vendimi i Komisionit të Vetingut

Kërkesa e Malajt në KPA

 

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jurist: 28/11/2020 08:08

    Ka te drejte , duhet te shkoj ne burg e ti sekuestrohet pasuria..

    Përgjigju
  • Barcelona: 27/11/2020 23:52

    I ruafshi topet laos dhe goshes merni nje brisk te madh ca u ka ber ai plera 2020 akoma me trakte

    Përgjigju
  • Goshe kokpidhii: 27/11/2020 19:53

    Kthehu vella te bejm dhe nja 6 pallate te tjera dhe ik pastaj

    Përgjigju
  • Artur Malaj: 27/11/2020 19:27

    Kolegun tim e njoh mirë. Ky të deklaroj një herë miliardat dhe burimin e pasurisë së tij, nga Vlora iku pa brekë në byth dhe në Tiranë u bë miliarder

    Përgjigju
    • Alaudini: 27/11/2020 22:17

      Ik o bisht qeni ,se prap bisht qeni do ngelesh ..lapanjos..!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit