Ktheu shkollën në lokal për dasmat dhe ceremonitë mortore/ Nis hetimi për drejtoreshën në Gramsh

Ktheu shkollën në lokal për dasmat dhe ceremonitë mortore/ Nis hetimi për drejtoreshën në Gramsh

GRAMSH- Drejtoresha  e  shkollës së mesme të përgjithshme në Gjergjovinë është vendosur në hetim pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

51-vjeçarja me inicialet I.B. u procedua në gjendje të lirë pas publikimit të disa pamjeve filmike në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku ajo në kundërshtim me rregullat ka lejuar që në ambientet e brendshme të kësaj shkolle, banorë të këtij fshati të organizojnë ceremonitë e dasmave dhe ato mortore.

Ndërkohë që zyra Arsimore e Gramshit ngriti një komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut