U vra me një plumb në kokë, FOTO nga arsenali i Lefter Zhidrus brenda shtëpisë! Pamjet e kallashnikovit pranë trupit, çantë me fitil ndezës, dyshohet se do kryente shpërthim të fuqishëm

U vra me një plumb në kokë, FOTO nga arsenali i Lefter Zhidrus brenda shtëpisë! Pamjet e kallashnikovit pranë trupit, çantë me fitil ndezës, dyshohet se do kryente shpërthim të fuqishëm

Arma tip AK 47 , me rreth të kuq këmba e viktimës dhe arsenali i tritolit

Me pantofla blu dhe kallashnikovi ngjitur me trupin e tij të pajetë që qëllonte pa pushime me breshëri mbi efektivët e policisë, janë pamjet që vijnë nga banesa e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili për 5 orë rresht terrorizoi banorët e lagjes "11 nëntorit"

Arma  kallashnikov dhe këmba e e viktimës

Lefter Zhidru u ekzekutua me snajper me një plumb në kokë ndërsa gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën kallëpe tritoli  të vendosura në të gjithë shtëpinë. Mendohet se 71-vjeçari i kishte përgatitur këto kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë. I moshuari madje ka kërcënuar gjatë negociatave me të bijën  se "nëse policia nuk largohej do i hidhte në erë."

Një tjetër detaj dyshues brenda dhomës së tij dhe po aq frikësues është edhe një çantë e madhe sporti e cila ka një fitil ndezës. Ende nuk dihet se çfarë ka brenda çantës, por dyshohet se aty mund të këtë pasur një bateri makinë dhe është përpjeke të lidh detonatorët me fitilin për të krijuar një shpërthim të fuqishëm.

1600981961_CANTAEZHIDRU.jpg

Çanta me fitil ndezës

Sipas burimeve për Report TV në banesën e tij u gjet kallëpe tritoli të  lidhur me bombola gazi dhe një sistem elektrik që mund të shpërthen në çdo moment duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Kallëpet e tritolit gati dhe të lidhura me qese janë gjetur mbi sobë siç dallohen edhe në foto të bëra gati për të shpërthyer. 2 nga kallëpet e tritolit, sipas burimeve, janë gjetur bosh.

Kallëpët e tritolit të lidhura  të bëra gati për shpërthim

Në banesën e 71-vjeçarit është gjetur një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Po si ndodhi ekzekutimi? Sipas gazetarit Elton Qyno tha në emisionin "Repolitix" forcat RENEA shpërthyen derën e  banesës së tij, 71-vjeçari ka qëlluar në drejtim të tyre, ku efektivët shpëtuan falë mbrojtëses metalike që kishin, në të cilën u panë se ishte qëlluar 8 herë.

Më pas për t'i shpëtuar atyre Lefteri vrapoi për nga dhoma tjetër dhe doli në dritare, nga ku mori një plumb në kokë me snajper.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Elbasan/ U vra me një plumb në kokë, si ndodhi ekzekutimi i 71-vjeçarit

Po si ndodhi ekzekutimi? Sipas gazetarit Elton Qyno tha në emisionin "Repolitix" forcat RENEA shpërthyen derën e  banesës së tij, 71-vjeçari ka qëlluar në drejtim të tyre, ku efektivët shpëtuan falë mbrojtëses metalike që kishin, në të cilën u panë se ishte qëlluar 8 herë.

Më pas për t'i shpëtuar atyre Lefteri vrapoi për nga dhoma tjetër dhe doli në dritare, nga ku mori një plumb në kokë me snajper.

Mburoja që mbrojti policët nga të shtenat me plumba të 71-vjeçarit
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë