Kthjellime dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Moti në vendin tonë do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta.

Sipas MeteoAlb qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar. Për pasojë: kthjellime dhe temperatura relativisht të larta dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin tonë. Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore dhe juglindore duke rrezikuar shira të pakët. Por orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të bëhet me detyrim vaksinimi kundër COVID-19?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Po punonte për shuarjen e flakëve, asfiksohet ushtari i Forcave të Armatosura në fshatin Krinë të Gjirokastrës, dërgohet në gjendje të rëndë në spital