Kthjellime në të gjithë vendin, si do jetë moti për sot

Foto ilustruese

Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë ku shfaqen vranësira nëpër territor.

Më të dukshme vranësirat paraqiten ne dy ekstremet veri-jug duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin jugor, sipas meteoalb. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme të motit të vijojnë deri mëngjesin e  së hënës.

Temperaturat e ajrit do te ulen lehtë në mëngjes  po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga  -2°C  deri në 18°C.

Era do fryjë  mesatare dhe e fortë me 50-55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohet 34-vjeçari në Korçë