LEZHË- Report Tv ka siguruar videon e momentit të arrestimit të Armando Ndrecës, vëllait të deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca. Ai u prangos të mërkurën e 10 prillit nga blutë pranë një servisi në qytetin e Lezhës. Në video vihet re momenti kur Ndreca, i veshur me një bluzë ngjyrë blu, prangoset nga forcat e policisë.
Ndreca është arrestuar me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit, pas një operacioni antidrogë ku u gjet një stan i kthyer në ‘shtëpi bari’. Për Ndrecën është prerë fleta e arrestit, bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Arrestimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Po të mërkurën, në pranga ranë edhe kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç. Ata u kapën në stanin që kishin përshtatur si ‘shtëpi bari’.
Nikdukaj dhe shoku i tij Shpellzai janë mbajtur në vëzhgim prej disa mujash. Ndrësa Ndreca ra në ‘grackën’ e Policisë, pasi duke përgjuar telefonin e kunatit Armel Nikdukajt është regjistruar edhe një telefonatë me Armando Ndrecën. Por ende nuk dihet roli i tij në këtë veprimtari kriminale, ndërsa gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
41.6%
-
Jo
12.9%
-
Nuk e di
45.4%
Vota total: 3183
Lajme të tjera
-
Ndërtimet pa leje në Patok, arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, pezullohen inspektorët! Arrest shtëpie ish-kryeinspektorit të IKMT Lezhë (Emrat)
29 Prill, 11:00
-
‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
28 Prill, 18:23
-
VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shëngjinin plot me pushues! Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë
28 Prill, 14:26
-
VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)
27 Prill, 14:16
-
Lezhë, myslimanë e katolikë bashkë në festën e 'Shën Markut'
26 Prill, 15:15
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
25 Prill, 15:46
-
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:09
-
Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare
24 Prill, 16:27
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 11:08