Ku do t'i kalojnë shqiptarët festat e fundvitit? 'Vendet më të kërkuara...ato me buxhet të ulët!'

Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2019, periudhë kjo kur qytetarët zgjedhin që të kalojnë momentet festive me familjarët e tyre.

Ndër vite është kthyer në një traditë që shqiptarët zgjedhin për t'i kaluar festat përtej kufijve.

 Por ku do t'i kalojnë festa e këtij fundviti Shqiptarët?

“Në shtëpi, brenda në Shqipëri, ne mblidhemi si vëllazëri dhe festojmë.

Jashtë shtetit në Bruksel, bileta vajtje-ardhje 175 euro.

Në Tropojë, atje më pëlqen se është vendlindja ime, është vendi më i bukur në botë. Pse të shkojmë jashtë shtetit, ne kemi më të mirë Shqipërinë.

Këtu në Tiranë.

Këtu në Tiranë, ne nga jashtë erdhëm, nga Gjermania.

Në shtëpi me familje.

Ne kemi ardhur nga kurbeti nga Greqia dhe po i kalojmë këtu shumë mirë.

Në Tiranë”-u shprehën disa prej qytetarëve

Në rrugët e Tiranës, duket atmosfera festive me drita dhe zbukurime të shumta duke lënë pas tragjedinë e 26 nëntorit.

Report Tv u interesua dhe pranë agjencive turistike për t'u njohur me destinacionet e përzgjedhura për të festuar krishtlindjet por dhe vitin e ri.

“Në numër më të madh kuptohet janë ata që janë me buxhete të ulëta dhe numri më i madh i shqiptarëve që kalojnë festat jashtë vendit janë në drejtim të Ulqinit, Podgoricës, Budvës dhe Strugës. Çmimi i paketës ka filluar me 49 euro për natën e viti të ri dhe një natë fjetje në hotel, për person. Gjithnjë flitet për lëvizje që pritet të shkojë deri në 4000-5000 veta që mund të dalin për festat e fundvitit nga totali i agjencive të udhëtimit”-u shpreh përfaqësuesi i një agjencie turistike

Kjo periudhë gëzon më së shumti fëmijët të cilët mbushen me dhurata, por dhe të rriturit të cilët shfrytëzojnë këtë kohë për të qëndruar me të afërmit e tyre.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët