'Ku e gjen kurajon për t’i kërkuar votën shkodranëve?' Beqaj i përgjigjet Helidon Bushatit: Kur isha ministër i Shëndetësisë, transformova rrënjësisht Spitalin e Shkodrës

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj i është përgjigjur udhëheqësit të fushatës së PD në këtë qark, Helidon Bushatit, i cili gjatë një interviste një ditë më parë për Report Tv e pyeti Beqajn se ‘ku e gjen kurajon për të kërkuar votën e shqiptarëve?’

Beqaj shprehet se një nga arsyet që kërkon votëbesimin në zgjedhjet e 25 prillit nga Shkodra, është se në kohën kur drejtonte ministrinë e Shëndetësisë, transformoi rrënjësisht spitalin rajonal.

“I dashur Helidon Bushati. Kurajon për të kërkuar votën për Partinë Socialiste në Shkodër, midis të tjerash e gjej te transformimi rrënjësor i ndodhur në Spitalin Rajonal të Shkodrës në përiudhën që kam kryer detyrën e ministrit të Shëndetësisë të qeverisë së Partisë Socialiste”, shkruan Beqaj.

Një ditë më parë, Helidon Bushati u shpreh për gazetarin Ergys Kavaja se Partia Socialiste ka diskriminuar Shkodrën, duke bërë pseudoinvestime vetëm për efekte elektorale.

Qarku i Shkodrës njihet si bastion i së djathtës, por në zgjedhjet e 2017 PD mori vetëm 5 mandate, 4 PS dhe 1 PSD e Tom Doshit që u bashkua me PS. Një mandat e mori LSI por që në 2017 nuk ishte në koalicion me PD.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento

Komente

  • Dori: 06/03/2021 09:55

    Ke transformuar spitalin para 10 vitesh dhe kerkon voten sot qe keni braktis Shkodren dhe veriun? Do shikoni rezultatin e zgjedhjeve dhe do zhgenjeheni si Berisha ne zgjedhjet e 8 viteve me par.Me braktisje per bindje te kundert partiake nuk fiton askush por vetem injoranca.

    Përgjigju
  • tani: 06/03/2021 09:53

    E mira e madhe qe PD beri ne Shkoder eshte :solli ne qytet malcor e katundar qe vodhen e fallcifikuan bile dogjen edhe kadastren e qytetit per te mbuluar vjedhjet,mashtrimet,kercenimet e tyre ndaj qytetareve te vjeter netto shkodran qe u larguan masivishte nga qyteti i tyre i dashur.Qytetaret e vjeter te Shkodres e dine mire kush vodhi e djegu Shkodren(kryesisht militantet fshatar PD -ista te ardhun ne Shkoder SHUMICA HAJDUT E VAGABONDE TE NJOHUR te qytetit)Kjo ttradit vazhdon bile funksionar te PD merren thjeshjte me djegje shkollash apo institucionesh partiake apo qeveritare. Ne se PD nuk bani asgje ne Shkoder se paku PS rikonstruktoj stadiumin e BaShkia e saj(e PD) jo vetem qe nuk kontriboj per rikonstruktimin e stadiumit por nuk ishte e afte se paku te rregullonte apo te sistemonte ambjentin rreth stadiumit.Shume mire kryeministri Rama qe tashma nuk investon ne Shkoder e qe investimet te mos investohen nga Bashkia.Bushatli:nuk ka vend ne bote qe rruga e Velipojes te rikonstruktohet 3 here per 20 vite e bravo kryeministrit qe tashma qeveria e jo Bashkia(parat e investimit do u vidhnin) perfundoj rrugen per Velipoj.Kryeministri Rama mos investo asgja ne Shkoder ne se kryetarja e Bashkis eshte militante e PD.NE PSIKOLOGJIN E MALCORIT APO KATUNDARIT ASHT E RRENJOSUN MENTALITETI I TYRE,SE CDO GJE PER RRETH TYRE ESHTE E TYRE E VETEM E TYRE E BEJNE CFAR TE MUNDEN ME TE GJITHA MENDYRAT TE REALIZOJNE KERKESEN E MENTALITETIT TE TYRE.Ndaj Shkodra po i largohen masivisht familjet e vjetra shkodrane,qytetaria shkodrane.E kte mor Bushatli ti e din ma mire se un.

    Përgjigju
  • emri: 05/03/2021 21:13

    shume mire i kane thene ketij dhe shume te tjereve si ai: ku e gjen kurajon kjo plehre (PS a PD pak me hyn ne pune se nje turi kane derrat) ky hajdut me cizme qe tashti vjen e shet moral. shiheni si ka vjedhur e ka lene topa topa namin neper tirane... shkodranet nuk jane aq budallej qe te besojne nje fytyre te urryer si ti.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Situata nga COVID, Greqia shtyn deri në 26 prill afatin e bllokimit të Kapshticës