Ku gabuan Presidenti dhe Kuvendi... dhe (mos) besimi i qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese

Ku gabuan Presidenti dhe Kuvendi... dhe (mos) besimi i qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese

Parlamenti dhe Presidenti Meta

TIRANË - Krijimi i Gjykatës Kushtetuese, organit më të lartë ligjor në Shqipëri, një nga kushtet e Bundestagut për negociatat, është futur në ngërç. Nëse qytetarët prisnin të kthenin besimin tek drejtësia, ajo se çfarë ka ndodhur ditët e fundit me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila është jo funksionale (vetëm me Vitore Tushen anëtares që i ka mbaruar mandati dhe pret zëvendësimin), politika ka bërë që ky besim të zbehet edhe më shumë.

Presidenti Ilir Meta zgjodhi i pari anëtarin e parë për Gjykatën Kushtetuese, Besnik Muçin, në listën me 4 emra kandidatësh të radhitur me pikëzim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, organi i vetëm i ngarkuar nga ligji për hartimin e listës së kandidatëve. Por Muçi ështe një gjyqtar që nuk i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut, dhe që mund të rrezikojë të kalojë ose jo në Kolegjin e Apelimit më 21 nëntor. 

Presidenti pas kësaj zgjedhje, i kërkoi KED-së të ndërpresë për 5 ditë ''afatin ligjor'', dhe t'ia kalojë radhën Kuvendit për të zgjedhur ai anëtarin e parë që i takon për në Gjykatë Kushtetuese. Por KED i ktheu përgjigje duke thënë se afati ligjor prej 30 ditësh të caktura nga ligji organik i Gjykatës Kushtetuese si limit maksimal brenda të cilit Presidenti duhet të vendosë, ka kaluar, kështu që anëtare e dytë e Gjykatës Kushtetuese u zgjodh atuomatikisht nga KED Arta Vorpsi, e para e radhitur në sistemin e pikëzimit ne lista te Presidenti.

Parlamenti, duke respektuar të njëjtin afat 30 ditor  zgjodhi  dy anëtarët e tjetrë të Kushtetueses Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Por këtu fillon ngërçi. Edhe pse në komunikimin me KED presidenti ka kërkuar 'pezullimin e afateve'', ai pretendon që presidenti nuk ka asnjë afat, dhe limiti 30 ditori i takon vetëm Kuvendi.  Në fakt kushtetuta thotë: "Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e anëtarëve të tijNëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar".

Por është neni 7/b te ligji organik i Gjykatës Kushtetuese që përcakton 30 ditë edhe për Presidentin.

"Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyer e zgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë, konsiderohet i emëruar". Këtë pikë të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese duket të ketë ndjekur edhe KED kur zgjodhi automatikisht Arta Vorpsin pas mos shprehjes së Metës brenda 30 ditëve.

Dhe këtu nisi përplasja që Meta shkaktoi me KED-në, duke mos e njohur Arta Vorpsin si anëtaren Kushtetuese të zgjedhur automatikisht, të cilës i mbylli derën e presidencës kur tha publikisht se nuk do të organizojë ceremoni betimi në presidencë. Që një gjyqtar Kushtetues të marrë detyrën duhet të betohet para Presidentit, dhe kreu i shtetit zgjodhi pikërisht të mos ia "ligjërojë" detyrën Vorpsit.

"Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës", thuhet në nenin 129 të Kushtetutës.

I pazakontë ishte dhe veprimi këtë të enjte i Arta Vorpsit, që zgjodhi të bëjë një deklaratë betimi për marrjen e detyrës dhe t'ia dorëzojë të noterizuar me postë Presidencës. Me këtë betim të shkruar, dhe jo verbal, siç lë të pashpjeguar kushtetuta Arta Vorpsi sot u paraqit në Gjykatën Kushtetuese si anëtare, një institucion ku deri sot ajo ishte këshilltare ligjore e ish-gjyqtarit kushtetues, Gani Dizdari.

E shpejtë ishte edhe kundërpërgjigjja e Metës: Sot në mbrëmje priti njëra pas tjetër në ceremoni betimi tre anëtaret e Kushtetueses, dy të zgjedhurat nga Kuvendi, dhe Marsida Xhaferllarin të zgjedhur prej tij në një dekret që ngre pikëpyetje për vlefshmërinë e tij, edhe pse ndërkohë dekreti për emërimin e saj nuk është botur në fletoren zyrtare.

Por përse Meta i kërkoi KED-së pezullimin e procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për t'i kaluar radhën Parlamentit, kur ai në fakt beson se Presidenti nuk ka afat kushtetues?! Pikërisht me këtë kërkesë, Meta në mënyrë indirekte pranon vetë se dekreti që firmosi për Marsida Xhaferllarin është "nul" - jashtë afateve ligjore 30 ditë, që i kishte mbaruar më 7 nëntor.

Megjithatë, Meta përmendi në arsyetimin e tij, çështjen e radhës. Neni 179/60 i Kushtetutës në pikën 2 të tij thotë se: "Anëtari i parë për t'u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi, dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji".

Edhe ligji organik i Gjykatës Kushtetuese e parashikon zgjedhjen e anëtarëve sipas të njëjtës radhë.

Kështu, me zgjedhjen e kandidatit të parë nga Meta, sipas Presidentit do duhej të ishte Parlamenti ai që të bënte zgjedhjen e anëtarit tjetër, dhe në mungesë të Gjykatës së Lartë, radha t'i shkonte sërish presidentit, e kështu me radhë derisa Presidenti dhe Parlamenti të kishin zgjedhur nga 3 anëtarë që u takojnë për në Gjykatën Kushtetuese. Por para shkeljes së Presidentit me dekretin e Xhaferllarit, në fakt Parlamenti i kishte paraprirë me shkeljen e tij: Zgjedhjen e dy anëtarëve njëherazi pa respektuar radhë. Përpos kësaj, Presidenti duket ta njohë këtë shkelje, pasi ka thirrur në ceremoni betimi dy gjyqtaret Kushtetuese të Kuvendit, por bashkë me të zgjedhurën e tij, Marsida Xhaferllari.

Në fakt dyshohet që Presidenti e ka pranuar ''shkeljen'' nga Parlamenti sepse kështu duke zgjedhur njëkohësisht Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin (që ishin në pozicionin 2 dhe 3 në listën e pikëzimit të KED), Parlamenti e ka ngritur në pozicion Marsida Xhaferllari, duke e kalur nga vendi i 4 ku ishte renditur nga KED në pozicionin 2, duke lejuar kështu Ilir Metë ta dekretojë.

Pra nisur nga sa flet Kushtetuta dhe ligji, Presidenti nuk ka respektuar afatin 30 ditor për zgjedhjen e anëtarit duke nxjerrë një dekret përtej këtij afati ligjor,  për një vend vakant tashmë të zënë nga Arta Vorpsi. E ndër të tjera, po në shkelje me ligjin nuk zgjodhi mes tre vendeve të para të listës, por zgjodhi të katërtën.

Parlamenti nuk ka respektuar radhën, duke votuar dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese në një seancë të vetme plenare. Gjyqtarja e zgjedhur automatikisht, Vorpsi, nuk u betua fizikisht para Presidentit, por i dërgoi me postë një deklaratë të noterizuar betimi, pavarësisht se nuk është ende e qartë se çfarë vlere juridike mund të ketë një akt i tillë. Ndërkohë që anëtari Besnik Muçi prapë i emëruar nga presidenti, javën tjetër rrezikon përjashtimin nga Vetingu, duke larguar sërish në kohë plotësimin e 6 vendeve të Kushtetueses, që është kuorumi minimal për vendimmarrje, nga 9 anëtarë në total.

Një situatë kaotike që të vetmen garanci që ofron, është mosbesimi tek Gjykata Kushtetuese që me shumë vështirësi po riformohet. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pislleku pa kufij: 14/11/2019 23:12

    Nje gje duhet te vlej ne gjykimin e popullit, "Met "perfaqesuesi" Astir"+ Balli i Bashes se Sales me kamariere Cizmen, dhe Ram "timonin", te gjithe luftojne per influenc... Abandonoini, nga modeli Astr uzurpator shpellar, filozofia LSI sh.p.k, deri tek "perdoruesi" i ketyre te fundit pa ndeshkim, qe del Me i Miri...

    Përgjigju
  • Une: 14/11/2019 19:56

    Besoj vete te Monika ajo te ngroh te pervelon te kafshon

    Përgjigju
  • edi: 14/11/2019 19:35

    Oh sa kokecarje dhe mendim se ai rjepacaku kungulli i lashte e zgjolli or jo Beje SPAK ai eshte i prere me fustanin e synetllekut qe te rrjedhe gjak nga bolet nese i ka dhe te veshe fustanin qe i takon ,dhe merreni avash kete tullumbac dhe lereni sa te shfryhet e pastaj ,cjen Vasili Berisha ,Lulushi dhe Monika ne burgun e grave Ska me Ngjala ne Jale por lesbian tek nena e kombit . Na lodhet me keto Kruma Haleje

    Përgjigju
  • Me duket se: 14/11/2019 19:23

    Neni 129 i Kushtetutes: "Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës", thuhet në nenin 129 të Kushtetutës. FILLON DETYREN - Nuk do te thote se nuk eshte perzgjedhur si gjyqtare. Pra ajo eshte Gjyqtarja e zgjedhur por me betimin caktohet data se kur fillojne t’i numerohen ditet drejte skadences se mandatit. Po te donte ta bente themelor betimin perpara Presidentit Kushtetuteberesi do te kishte vendosur nje detyrim si vijon: FILLON DETYREN VETEM ATEHERE KUR... Dergimi me poste eshte ide gjeniu. Pse vetem Ilirit i lejohen shpikjet?

    Përgjigju
    • Kastriot: 15/11/2019 08:19

      Je shum i sakte , sic eshte edhe vet ligji por kta or mik sduan te bejne shtet dhe pike

    • Fredi DOBIÇI LLAPAQËN: 14/11/2019 20:11

      Nuk Mund të "Fillosh Detyrën" vetëm duke u "Betuar" tek një HAJDUT dhe KRRIMINEL President që e Pret BURGU !!!! BRAVO 1000 herë ARTA VORPSI , që Nuk u Betove tek Një KRYEHAJDUT dhe Një VRASËS si Presidenti SHEIK , që Edvin Rama na i bëri PESHQESH për 5 Vitet e Ardhshme !!! RESPEKTE për këtë SUPER ZONJËN ARTA VORPSI !! NEVERI dhe URREJTJE deri në VDEKJE për KRYEHAJDUTËT, KRYEKRRIMINELËT dhe KRYETRADHTARËT e LSI HAJDUTËRISË , BABËSISË dhe XHAMBAZËRISË

  • UK Elite: 14/11/2019 18:49

    Neni 129 i Kushtetutes: "Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës", thuhet në nenin 129 të Kushtetutës. FILLON DETYREN - Nuk do te thote se nuk eshte perzgjedhur si gjyqtare por cakton daten se kur fillojne t’i numerohen ditet drejte skadences se mandatit. Pra betimi para Presidentit eshte thjeshte sibolik. Po te ishte nen qe vendos nje detyrim do te thoshte: FILLON DETYREN VETEM ATEHERE KUR... Dergimi me poste eshte ide gjeniu. Ky fakt tregon se me ne fund kemi nje Gjyqtare reformuese e cila lejon hapsira te reja te interpretimit te Kushtetutes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë