'Ku janë shqiptarët'/ Dogji flamurin kuqezi, Anti-Terrori merr në hetim minoritarin grek! Dyshime se u largua ilegalisht në shtetin helen

'Ku janë shqiptarët'/ Dogji flamurin kuqezi, Anti-Terrori merr në hetim minoritarin grek! Dyshime se u largua ilegalisht në shtetin helen

Momenti i djegies së flamurit

TIRANË- Një ditë pas publikimit të videos në rrjetet sociale teksa digjte flamurin shqiptar, Report TV mëson se minoritari grek Manol Vito është marrë në hetim nga Anti Terrori. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Manol Vito është shpallur në kërkim dhe ka dyshime që Manol Vito është larguar ilegalisht në Greqi.

"Më datë 16.06.2020 u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë për shtetasin Manol Vito, me arsim 12 klase sepse në vendin e quajtur "Plazhi i ri" Sarandë më datë 15.06.2020 ka djegur flamurin shqiptar të cilin e kishte marrë në godinën e shoqatës "Omonia" Sarandë. Veprat Penale "Nxitje e urrejtjes ose grindjeve" dhe "Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve", shkruhet në dokumentin që Report Tv disponon.

Videoja u publikua ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku Vito njërin prej flamujve e ka djegur pranë bulevardit “Hasan Tahsini” dhe tjetrin në parkun miqësia në qendër të Sarandës. Videon e djegies së flamurit ai e shoqëronte me të tjera provokime të forta. "Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djeg. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë leckë dhe shikoni sesi po digjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?" thotë ai. 

Provokimi i minoritarit grek vjen pak ditë pasi Lëvizja patriotike "Djemtë e Labërisë" dogjën flamurin e Vorio-Epirit në varrezat e Këlcyrës, ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në  luftës Italo- Greke. Këta të fundit zhvilluan protesta ditën e djeshme para Konsullatës Greke në Gjirokastër, për largimin e konsullit grek Lambros Kakizis, protestë e mbyll me gjobë 5 mln lekë për organizatorët.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toma: 18/06/2020 09:53

    Kjo eshte rraca pederaste greke krijojne percarje dhe pastaj ja fusin vrapit per ne Greqistan.

    Përgjigju
  • Toni: 18/06/2020 09:20

    Ai djeg flamurin,ne duhet ti djegim shtëpinë...

    Përgjigju
    • Miri: 18/06/2020 09:54

      Eshte pikerisht ajo qe ata duan. Te biem pre e provokimeve te tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë