Kualifikimi i mësuesve për vitin shkollor 2019-2020, provimi më 4 prill

Kualifikimi i mësuesve për vitin shkollor 2019-2020, provimi më 4 prill

TIRANW - Kandidatët për kualifikimin e mësuesve për vitin shkollor 2019-2020 në arsimin parauniversitar, do ti nënshtrohen provimit me shkrim më datë 4 prill, nga  ora 10-12:30, në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga Agjencia e Sigurimit te Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).

Brenda datës 14 shkurt, mësuesi kandidat për provimet e kualifikimit duhet të plotësojë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës.

Listat e kandidatëve për provimet e kualifikimit, së bashku me vlerësimet e portofolit, i harton ZVAP-ja përkatëse, brenda datës 25 shkurt 2020 dhe do t'u bëhet e ditur mësuesve deri më 27 shkurt 2020, në mënyrë që secili prej tyre të kontrolloje të dhënat dhe vlerësimet e portofolit të tij.

Pas datës 5 mars 2020, nuk bëhen më ndryshime në listën e mësuesve kandidatë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës