Islam Dudaev s'ia del, mundësi kuqezi mposhtet nga rivali azer dhe humbet biletën për në 'Paris 2024'

Islam Dudaev s'ia del, mundësi kuqezi mposhtet nga rivali azer dhe humbet biletën për në 'Paris 2024'

Islam Dudaev

Në Baku të Azerbajxhanit u mbajt turneu kualifikues i mundjes për Lojërat Olimpike "Paris 2024". Në peshën deri në 65 kilogramë, mundësi Islam Dudaev që përfaqëson Shqipërinë nuk ia doli të shkonte në finale dhe për rrjedhojë të meritonte një vend në Olimpiadën e kësaj vere.

Pasi fitoi dy përballjet e para me diferencë 10-0 kundër rivalëve, Dudaev u mund në gjysmëfinale nga numri 3 në këtë disiplinë, Haji Aliyev i Azerbajxhanit.

Në përballjen e parë, rusi i natyralizuar si shqiptar mundi 10-0 rivalin polak Dominik Jagusz. Të njëjtën gjë Dudaev e përsëriti edhe në çerekfinale, duke mos i lënë mundësi rivalit izraelit Josh Finesilver për rezultatin 10-0.

Në gjysmëfinale Dudaev humbi 6-3 me Haji Aliyev të Azerbajxhanit, duke mos marrë një biletë për në Paris. Sipas rregullave të kualifikueseve, të dy finalistët do mund të siguronin një vend në Olimpiadë, me Dudaev që u eliminua në gjysmëfinale.

Kujtojmë se Dudaev më 17 shkurtin e këtij viti u shpall Kampion Evrope për peshën e tij në mundje, në garën e zhvilluar në Rumani. Për momentin mundësi kuqezi është i 13-ti në botë në renditjen e kategorisë së tij.

Statistikat e ndeshjes

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë