Ben Blushi: Kuazimodo, ose Frani i Verbër

Ben Blushi: Kuazimodo, ose Frani i Verbër

Frani, Foto: Ben Blushi

KUAZIMODO, OSE FRANI I VERBËR

Rrugës nga Mamurrasi në Laç, pashë një burrë. Ecte duke u lëkundur. Me këmbë të shkurtra dhe kokë të madhe. Dukej si një personazh i Viktor Hygoit. Si një Kuazimodo.

Si je, i thashë

Mirë jam, tha

Si quhesh?

Fran

A të bëj një fotografi?

Jo nuk dua

Vetëm një foto

Nuk dua të thashë

Do të ta bëj një, thashë unë

Po ma bëre do të çoj në gjyq, tha Frani

Nuk ta bëra, por do ta bëj, thashë unë

Ti më bën foto vetëm nëse më jep 10 mijë lekë

Nuk paguaj për foto, thashë unë

Si të duash atëherë mos ma bëj

Prit Fran se unë kam miq në këtë zonë

Kë ke mik?

Famullitarin, Dom Altinin

Ti ke mik Dom Altinjën?

E kam, thashë unë

Hajde nga shtëpia, tha Frani

Nuk vi po smë le të bëj foto

Do të le të bësh çfarë të duash vetëm hajde nga shtëpia, tha Frani

Me kë jeton Fran?

Me nënën dhe një vëlla të sëmurë

Po shkoj të marr Dom Altinin dhe po vi

Po ju pres, tha Frani

Mora Dom Altinin

Dom Altini a shkojmë te Frani, i thashë

Çfarë do nga Frani, pyeti Dom Altini

I ngjante Kuazimodos te Katedralja e Parisit, thashë unë, dua ta fotografoj patjetër

A të kërkoi diçka Frani, pyeti Dom Altini

Ta them më vonë, thashë unë

Është i verbër dhe i sëmurë, tha Dom Altini

Po ai ecte vetë si e gjen rrugën, pyeta unë

Ja ashtu, tha Dom Altini, duke çaluar e pe vetë

Shkojmë te shtëpia, thashë unë

Dom Altinja, si je njeriu i mirë, tha Frani

Ky miku im po bën një libër do të të fotografojë, tha Dom Altini

Sa herë të dojë, tha Frani

Fran po ti je i sëmurë, e pyeta

Nuk shof nga sytë, tha Frani

Sa vjeç je?

54

Sa vjet ke që nuk shef?

Që 6 muajsh

Po si e gjen rrugën?

Si bufi

Hapi sytë të të fotografoj

I hapa, tha Frani

A më shef mua?

Shumë turbullt, tha Frani

Po kur të takova ku po shkoje?

Bleva sodë për stomakun

Po si e gjen dyqanin dhe pastaj shtëpinë?

Jam mësuar numëroj hapat, tha Frani

Po nga këmbët çfarë ke Fran?

I kam të shkatërruara këtu mbi gju e kam bosh

Çfarë sëmundje ke?

Sëmundjen e tokës, ne e quajmë sëmundja e sharrës

Të bije shpesh?

Disa herë në javë

Si kurohesh Fran?

Me duhan

Si me duhan?

Kur më vjen sëmundja pi cigare dhe ajo ikën

Pra ti pi cigare nga halli, thashë unë

Pi cigare të jetoj, tha Frani

E kam lënë cigaren se do të falja një paketë, thashë unë

Nuk ka gjë, tha Frani, po kam një kërkesë

Ma thuaj, thashë unë

Mos i thuaj Dom Altinjës që të kërkova lekë për fotografinë

Nuk i them, thashë unë

A do të paguaj unë ty vetëm mos ja thuaj se turpërohem, tha Frani

Nuk ka nevojë, thashë unë, nuk ja them

Nuk të besoj, tha Frani

Atëherë po ja them, thashë unë

Po ja the të vraftë Zoti, tha Frani

Mos fol ashtu Fran, Zoti nuk vret, tha Dom Altini

Më fal Dom Altinja, e faltë Zoti mikun tënd

Kot ja thua, tha Dom Altini, ky nuk beson në Zot

Ki nuk beson në Zot?

Jo, tha Dom Altini, s’po e bind dot

Ik, tha Frani i verbër, nuk dua të të shof më me sy

Ika, thashë unë

Zoti ju faltë të dyve, tha Dom Altini

S.C/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

PS paralajmëron ndryshime në shtator: Absurde si një sekretar partie i shpallur non grata përdhos institucionin e Kuvendit

PS paralajmëron ndryshime në shtator: Absurde si një sekretar partie i shpallur non grata përdhos institucionin e Kuvendit