Kuçi i Devollit me nga dy pleq për shtëpi! Rinia në emigrimin, në dekadën e fundit ikën më shumë se gjysma e banorëve! Shkolla mbetet me 9 nxënës

Fshati Kuç i cili ndodhet vetëm 3 km larg Bilishtit gjendet në një situatë të vështirë. Të gjithë të rinjtë e këtij fshati janë larguar ndaj në shumicën e dyerve të fshatit Kuç shikon vetëm dryna.  Familjet që më herët jetonin në to janë larguar në emigrim për një jetë më të mirë.

Kuçi ka qenë dikur një ndër fshatrat më të populluar të krahinës së Devollit. Nga 100 familje që kanë qenë dikur sot aty jetojnë vetëm 40. Shumë prej këtyre familjeve përbëhen vetëm me të moshuar, pasi të rinjtë sipas tyre kanë ikur për shkak se nuk ka mundësi punësimi, sidomos për ata që arsimohen.

“Familje mund të jenë 40 e shumta. Të gjithë të papunë. Nuk kemi të ardhura fare. Unë i kam fëmijët jashtë shtetit. Të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla asnjë nuk kthehet. Kostot janë të larta, jetesa e lartë. Pa ndihmë nga shteti për bujqësi, nuk ka zgjidhje. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuar. Të rinjtë shumë pak. Dhe ata që janë ikin. Ku ka punë këtu? Këtu është zonë e vdekur. Jemi zonë e thellë. Mban 6 muaj dimër”, thanë banorët.

Në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 9 fëmijë. Sektori kryesor ekonomik i Kuçit, është bujqësia por që nuk është mbështetur nga shteti.

“Kanë ikur fëmijët. Dy djemtë i kam në Tiranë, punojnë për veten e tyre dhe më ndihmojnë dhe mua. Çfarë do bëj unë me një lopë?  Plehu shtrenjtë. Për grurin për një dynym marr 3-4 kuintal. Rri këtu dhe po gjetët më shumë se 5-6 veta. Nuk ka më fëmijë”, tregon një tjetër banor.

“Shumë pak banorë. Këtu nuk fitojnë asgjë. Nuk ju del hesapi. Mund të jenë 5-6 të rinj. Të tjerët kanë ikur”, përfundon një tjetër.

Mes problematikave të shumta në fshat, i shtohet dhe mungesa e ujit të pijshëm, ku gjatë verës vjen vetëm 2 orë në ditë.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Shtrenjtohen qiratë, ulen, por apartamentet po shiten më lirë! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet

Shtrenjtohen qiratë, ulen, por apartamentet po shiten më lirë! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet