‘Kudo ka të çmendur’! Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Unë u përballa me qentë e tu të diktaturës

‘Kudo ka të çmendur’! Agron Tufa i përgjigjet Ramës: Unë u përballa me qentë e tu të diktaturës

Nga Zvicra, ku ndodhet pasi iku nga Shqipëria dhe kërkoi azil politik me pretendimin se është kërcënuar, Agron Tufa në një postim në Facebook i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi në një emision se kudo ka njerëz të çmendur që kërcënojnë dhe se nuk ka konspiracion kundër ish-kreut të Institutit të të Përndjekurve. Agron Tufa shkruan se “unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t'i bëje zap, ose ata kanë dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty” thotë ai. 

Tufa ka publikuar edhe disa nga përgjigjet e drejtuesve të institucioneve në lidhje me shqetësimin e tij, kërcënimet, që sipas tij kanë vijuar edhe kohën që ndodhet në Zvicër. Në fund ai e mbyll me një mesazh sërish për Edi Ramën ‘Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t'i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie”. Agron Tufa u largua nga Shqipëria duke kërkuar azil në Zvicër me pretendimin se është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës që mbante. Tufa e paraqiti dorëheqjen nga Zvicra, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Postimi i plotë i Agron Tufës
Edi Rama, kur sulmohesha e kërcënohesha unë, familja, puna ime në ISKK dhe e kolegut tim Çelo Hoxha, iu drejtova instancave më të larta të reagonin. Dhe reagimet institucionale ishin:

Gramoz Ruçi: "Unë nuk jam kujdestar konvikti që të thërras rojen (deputetin Braho) e t'i tërheq vërejetje. Edhe mua më kërcënojnë" (prill 2019);

Edi Rama: "Ne do dërgojmë një Komision Hetimor Parlamentar në atë Institut, që të procedohet penalisht, nëse ka shkelur ligjin" (5 maj 2019);

Taulant Balla: "Zotëri, nëse të kanë ofenduar, drejtohu në gjykatë! Nëse të kanë kërcënuar, drejtohu në Prokurori!. Dhe mua më kanë kërcënuar, por ja, dje isha në gjykatë dhe i zgjidha problemet. Drejtojiu Organeve të Reja të Drejtësisë tonë" (prill 2019); i provuam të gjithë dhe e pamë si heshtën me pathos e ton të lartë Organet... të Drejtësisë thoni ju? Jo, ata janë, si minimum, jo të drejtësisë. Thjesht organe... Edhe ato më të rejat fare, me hetuesa e prokurorë të komunizmit...

Edi Rama: "Nuk ka një konspiracion komunist kundër Tufës. Çdo vend ka të çmendur që kércëojnë në telefona. Edhe mua më kërcënojnë", etj. (4 janar 2020).

Të gjithë këta kërcënohen, por ne nuk jemi në postet dhe fuqinë e tyre. Ne dhe familjet tona nuk kemi imunitet, nuk i kemi me vete ushtrine, policinë, sigurimsat, gjykatat, bandat, pasurite, killerat, mediat dhe arrogancën. Ne jemi të pambrojtur përballë kësaj lukunie.

Prandaj, mbrëmë Kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur dramtizmin e situatës sonë familjare, sapo rikonfirmoi marrjen në mbrojtje të "qenve të ish Sigurimit dhe pitbullëve të drejtësisë enveriste, të cilët i ka zgjidhur nga zinxhiri i diktaturës, i ka bërë cerberët e pushtetit të tij.

Po s'pati vallë gjë për të thenë Kryeministri as për deputetin e tij dhe ish deputetin tjetër, që edhe pse gjendemi në azil ata kërcënojnë e përbetohen kundër meje? Përbetohen se: "...do të të gjejmë dhe në vrimë të miut atje ku ke kërkuar azil" (Dita, 4 dhjetor 2019).

Prandaj, si konkluzion: unë u përballa me qentë e tu të diktaturës, zoti kryeministër. Mbetet vetëm një gjë: ose ti i ke marrë e duhej t'i bëje zap, ose ata kanë dalë jashtë kontrolli dhe nuk të binden më as ty!

Sido që të jetë, është pikërisht kjo përgjegjësia jote direkte, të cilën duhet ta marresh publikish dhe ndërkombëtarisht mbi vete! Çdo shmangie prej kësaj përgjegjësie, siç bëre mbrëmë në RTSH, është mbrojtje e qartë dhe e hapur e dhunëtarëve të tu, është ndërsimi ndaj nesh i krejt zinxhirit të qenve të diktaturës. Dhe ty, z. Kryeministër nuk të ka mbetur gjë tjetër, veç t'i ndërsesh ndaj nesh, brenda e jashtë atdheut dhe, i tërhequr mënjanë të soditësh këtë spektakël makabër të përgjakjes dhe likuidimit të çdo lloji lirie!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 05/01/2020 20:33

    Klodi, mbase Agron Tufa nuk eshte si ata politikane qe permendi ai me lart per arsyen e thjeshte se nuk kishte post politik. Ai pati ate post qe kishte, dhe filloi te abuzonte. I quajti te gjithe deshmoret kriminela dhe zevendesi i tij dje, dhe kryetari qe u be sot, dmth Celo Hoxha, po kerkojne te permbysin faktet historike dhe ne fund te dalin patriote ata qe bashkpunuan me pushtuesit, dhe tradhetare ate qe e luftuan pushtuesin. Por ketu nuk ke faj ti, se fajin e ka shoqeria shqiptare. Ne kemi qejf ekstremet, nga ajo ndrydhje e eger e periudhes komuniste, kemi kaluar ne nje anarshi qe zor se e gjen edhe ne vende te botes se katert (bota trete jemi ne). Ne jemi ata qe nderojme vrasesit dhe viktimat. Nje rruge mban emrin Zogu I, nje tjeter Bajram Curri. I pari vrau te dytin.., eh...

    Përgjigju
  • Agron Skuthit dy fjalë: 05/01/2020 16:40

    mos na trego ika se më kërcënuan, thuaj hoqa fëmijët se në atë vend një M**janë si PS dhe PD dhe ai vënd nuk bëhet kurrën e kurrës sa të ket si Agron Tufa, Saliu, Meta Basha e Rama

    Përgjigju
    • Klodi: 05/01/2020 18:10

      Po Agron Tufa nuk eshte politikan mor zoteri qe e krahason me keto cipeplasurit. Edhe Kadare ka kerkuar azil ne 1990 ne France. Cka ketu per te ofenduar shkrimtarin Tufa?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit