Kufijtë me Kosovën/ Angela Merkel 'ultimatum' presidentit serb: Do ndëshkoheni rëndë

Kufijtë me Kosovën/ Angela Merkel 'ultimatum' presidentit serb: Do ndëshkoheni rëndë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me çështjen e kufinjve me Kosovën. ‘Espreso.rs’ shkruan se Merkel i ka kërkuar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar