Kufizimi i lëvizjes në 20:00, qytetarët: Të mbyllemi edhe më herët! Politikanët thyejnë masat, të gjobiten

Sot është dita e dytë e masave të reja anti-COVID në vendi tonë. Një natë më parë u vu re se kryeqytetasit qëndruan jashtë deri në minutat e fundit të orës së re policore. Por cfarë mendojnë qytetarët për këto masa të reja?

Nuk janë aq efikase sac duhen. Më herët duhet të ishte vendosur ora policore, për rinin sidomos, të paktë në orën 18:00. Shumë më mirë do të ishte në orën 18:00 sepse rinia të njëjtën gjë do bëj, dilte në orën 20:00, tani del në orën 18:00.

Le të mbyllen edhe në 18:00 edhe në 17:00 po nuk u respektua distanca. Urbanet po vazhdojnë të punojnë, nuk po meret asnjë masë tjetër. O të shtohen autobusat urban ose të mbyllen fare.

Nuk është ora 20:00 ose ora 21:00, duhet në përgjithësi gjithë ambientet ku ka mbi grumbullime njerëzish, duhet të diktohen rregulla të rrepta.

E ule dy orë apo e ngrejte dy orë, nuk është ajo kryesore. Ja kalova unë tek Pazari i Ri aty jashtë duke pirë kafe, pa mask.

Edhe në 20:00 fare në rregull është, dil e e pi e ha deri në 20:00, pastaj në 20:00 ik në shtëpi”-u shprehën disa qytetarë.

Masat-anti covid janë shkelur jo pak herë nga politikanët, të cilët në takimet e tyre mbledhin në ambiente të mbyllura më tepër se 10 qytetar, numri i lejuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ata na diktojnë neve, ata që nuk zbatojnë rregullat, dhe i imitojmë ne ata, nuk është e drejtë, ti vet nuk je aty ku duhet me qenë si duhet të jem unë, unë jam imituesi jot.

Të ndëshkohen njëlloj si gjithë të tjerët, nuk ka rrugë tjetër, vet e kanë bërë ligjin, vet të ndëshkojnë veten.

Nuk duhet me u marr, politikanët janë gënjeshtar të gjithë”-thanë disa qytetarë.

Masat e reja erdhën si pasojë e rritjes së rasteve me COVID, prekja e moshave të reja dhe dyshimet për praninë e mutacioneve të virusit në vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cmenduri: 12/02/2021 19:04

    po ca do hani po u mbyllet me para kte timin do hani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen