Kujdes buxhetin, zbuloni shenjat me fat të horoskopit për sot

Kujdes buxhetin, zbuloni shenjat me fat të horoskopit për sot

Dashi

Fale ndikimit mjaft pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e mbushur me momente te bukura sot. Do i shprehni ndjenjat edhe ne publik dhe asgjë tjetër nuk do ketë rëndësi përveç lidhjes me partnerin. Beqaret me shume gjase do kenë disa takime te veçanta te cilat nuk do i lënë t'iu ikin nga duart. Për te përmirësuar financat nuk duhet te luani lotari sepse do pendoheni përgjithmonë.

Demi

Sot do bini dakord për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do jeni gati te bëni çmenduri vetëm qe jeta juaj te ketë ndryshime dhe rutina te marre fund. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale dhe do preferojnë qe gjithë kohen e lire ta kalojnë me familjaret. Për fat te mire gjendja e financave do këtë disa përmirësime.

Binjaket

Dite mjaft premtuese ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene ndryshe sot dhe përgjithmonë. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te hedhin hapa. Duke pritur gjate ka rrezik qe te humbasin mundësi te shkëlqyera. Financat do jene goxha problematike. Kërkoni sa me pare ndihme nga te afërmit sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

Gaforrja

Ju te dashuruarit do jeni tej mase aktive gjate kësaj dite dhe asgjë nuk ka për t'iu munguar. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën ne maksimum sepse te tilla nuk përsëriten shpesh. Beqaret nuk duhet te reshtin asnjë moment se e kërkuari dashurinë sepse është e sigurte qe ne një moment ajo do shfaqet. Buxheti do vazhdoje te jete i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo lloj shpenzimi, përveç gjerave te nevojshme.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete e gjithë kohës e mbrojtur nga yjet sot. Do flisni me ëmbëlsi, do përkëdheleni dhe do dashuroheni si asnjëherë me pare me atë qe keni ne krah. Beqaret do ndihmohen tej mase nga Venusi dhe te gjitha ëndrrat qe kane thurur deri me sot do mund te bëhen realitet. Financat do jete tejet te mira kështu qe nuk do ju duhet ta shtrëngoni shume rripin e shpenzimeve.

Virgjeresha

Pas një periudhe te begate, sot gjerat nuk do ecin shume mire mes jush dhe atij qe keni ne krah. Nuk do bini dakord për asnjë me njeri-tjetrin dhe here pas here do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret duhet te mendojnë edhe për te ardhmen para se te bëjnë zgjedhje pasi ne te kundërt mund te pendohen. Gjendja financiare do jete e qëndrueshme, por jo aq sa për te shpenzuar pa bere llogari.

Peshorja

Dite mjaft e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do emocionoheni nga fjalët e ngrohta dhe surprizat qe do ju përgatisë partneri here pas here. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshimet e mëdha ne jetën sentimentale kështu qe do kenë një dite rutine. Buxheti do kërkojë një riorganizim. Për këtë gjë duhet t'iu besoni vetëm miqve te afërt.

Akrepi

Kjo do jete një dite emocionuese për juve qe jeni ne një lidhje. Do i zgjidhni qe ne mëngjes problemet qe keni pasur me partnerin dhe do mendoni. Beqaret do realizojnë një takim fantastik i cili do ua ndryshoje jetën rrënjësisht. Ai mund te ketë një profesion te bukur dhe human. Për financat gjithashtu do jete dite e mire. Mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.

Shigjetari

Për çiftet kjo do jete një dite normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat si t'iu vijnë dhe mos mendoni shume për te ardhmen. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe për lidhje pa te ardhme. Le te përfitojnë nëse i preferojnë ato ose le te presin edhe pak nëse duan histori serioze. Financat për fat te mire do fillojnë te normalizohen disi.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do ju sjelle vetëm momente te lumtura e te gëzuara sot. Me partnerin nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshje. Beqaret do jene me te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Me financat nuk do i keni punët shume mire dhe ne disa momente do gjendeni edhe ne vështirësi.

Ujori

Sot do bëni çdo gjë qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit. Do toleroni edhe me tepër dhe do flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do shijojnë dashurinë e vërtetë dhe zemra do iu rrahe pa pushim. Me menaxhimin e buxhetit do merreni akoma me shume se kohet e fundit dhe situata do përmirësohet ne mënyrë te ndjeshme.

Peshqit

Dite mjaft romantike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit do ketë një bashkëpunim për t'u adhuruar. Beqaret duhet te jene me shprehës dhe duhet ta heqin turpin. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe përgatituni për te bere investimet e menduara prej kohesh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes. E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!

Aktori Mirush Kabashi ‘Qytetar Nderi’ i Durrësit pas vdekjes. E bija, Mendi Kabashi: Është i vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë!