Kujdes! Mënyra se si ne shtrëngojmë dorë, paska domethënie të veçanta

Kujdes! Mënyra se si ne shtrëngojmë dorë, paska domethënie të veçanta

Mënyra se si ne i japim dorën dikujt, tregon më shumë nga sa mendoni ju, për personalitetin tuaj. Mund të tregojë më shumë për besimin, kontrollin, vëmendjen, frikën apo edhe mungesën e respektit. Më poshtë do ju sjellim se si mund ta lexoni një shtrëngim duarsh.

Kështu që herës tjetër tregohuni më të vëmendshëm.


1. Shtrëngimi me dy duar

Nëse një person ju shtrëngon me të dyja duart, ky është një tregues që ai e ndjen vetëm në dominant krahasuar me ju, por është i gatshëm për të biseduar. Do të thotë "le të diskutojmë" dhe tregon se është i sinqertë dhe shumë i hapur për diskutime.


2. Shtrëngim duarsh dominant

"Unë jam shefi, nuk më intereson çfarë mendoni dhe unë kam fjalën e fundit". Kjo është ajo që kuptohet gjatë një shtrëngimi duarsh, kur pëllëmba e personit që takoni është e drejtuar nga toka.


3. Një shtrëngim duarsh, kur gishti i madh i dorës qëndron shumë lart

Kjo është një shenjë që bëhet fjalë për një shtrëngim duarsh të nënshtruar. Ky lloj i shtrëngimit të dorës vjen nga njerëz të ndrojtur ose të frikësuar lehtësisht. Do  të thotë se personi nuk është i sigurt dhe mund të dominohet lehtë.


4. Një shtrëngim i butë duarsh

Nëse shtrëngimi i duarve është i ngathët dhe si "një peshk i ngordhur", zbulon mungesën e angazhimit, indiferencës dhe madje edhe dobësisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës