Kujdes nëse ju vjen një mesazh i tillë në WhatsApp! Kush ka kthyer përgjigje të njoftojë menjëherë Policinë

TIRANË “Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.Wh/US-6463457 në email: [email protected]ës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected]ës për pyetje të mëtejshme. Shënoni që ky është një tekst konfidencial.”...Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju i keni kthyer përgjigje duhet të njoftoni menjëherë Policinë e Shteti sepse është MASHTRIM. Ky mesazh ka për qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale dhe të një shume të caktuar parash.

Po si arrihet kjo? Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje të gjithë skemën e mashtrimit.

"Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:
 “Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.ËH/US-6463457 në email: [email protected]ës për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected]ës për pyetje të mëtejshme. Shënoni që ky është një tekst konfidencial.”

 Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected] Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.

Po në vijim  të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi", njofton policia.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”, njofton Policia teksa ka dhënë edhe këshilla se si të dalloni një mesazh që është një mashtrim.

Si të dalloni një mesazh që është një mashtrim
Mesazhi vjen nga një numër i huaj;
Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;
Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;
Kërkimi i të dhënave personale;
Kërkimi i të dhënave bankare;
Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj.

Mesazhi i dërguar në whatsApp dhe certifikata e çmimit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nga 1 dhjetori mësimi i kombinuar në klasa dhe online, ju duket vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • Ëhatsapp: 28/10/2020 15:14

    Analfabetë të pashoqë. Artikujt i prodhoni me femijë të klasës së parë?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha akuza Ramës: I ofroi ish-komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua (por nuk tregon emrin e tij)