PAMJE TË RËNDA! Momenti kur Rudolf Nikollaj me vrap qëllon me thikë një e nga një besimtarët në xhami (VIDEO-EKSKLUZIVE)

TIRANË- Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, autori i së cilës është Rudolf Nikollaj. Siç shihet në këto pamje të siguruar nga gazetari Arsen Rusta,  Nikollaj ka hyrë fillimisht me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Mesa duket një prej besimtarëve e ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe sapo ka parë në derë Nikollajn ka ikur me vrap duke i shpëtuar sulmit me thikë.

Por nuk ka ndodhur kështu me një besimtar tjetër që në ato momente po lexonte librin e shenjtë, i cili është më i lënduari nga ngjarja pasi është goditur 2 herë me thikë dhe Nikollaj është rikthyer sërish, por besimtari u largua me vrap nga xhamia. I riu nga Burreli ka dalë edhe jashtë xhamisë, ku ka sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pas sulmit ai ka marrë biçikletën për t'u larguar, por është ndalur nga kalimtarët të cilët edhe e kanë dhunuar, shenjat e së cilës i pati edhe sot në gjykatë.

Mesa duket në video, Nikollaj qëllon kush t'i dalë përpara, por ai ka justufikuar veprimin e tij duke thënë se e përndiqnin prej një viti ndërsa theksoi se i njihte me fytyrë të gjithë.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur . Shteti duhet ta dijë. Ajo që bëra s'është normale, por më kane përndjekur ata për 1 vit. Në spital kam ndenjur 3 jave, por pasi mora ilaçet dola", ka thënë Nikollaj në gjyq. 

Ai sot është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale "veprime për qëllime terroriste", e ndërsa hetimet po kryehen nga Antiterrori. Megjithatë, për familjarët, ky veprim nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se Nikollaj ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh. 

Të plagosurit
Donald Koçi, rreth 35 vjeç
Saba Peposhi, rreth 22 vjeç
 Mariglen Konja, rreth 24 vjeç
Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/04/2021 02:25

    Nuk eshte terrorist ekstremist,thjesht eshte nje person qe vuan ndoshta nga paranoja,skizofrenia.Po te ishte terrorist nuk e fillonte sulmin me picerine,por sulmonte direkt ne xhami,gjithashtu ai kishte bere dhe nje sulm tjeter,te ngjashem,kohe me pare ne nje vend publik.

    Përgjigju
  • Alvin Shehu: 22/04/2021 20:11

    S'ka lidhje me e bo me fe , ai është i sëmurë psiqik e t'a paguajë për çfarë bëri, feja shqiptarit është Shqiptaria, unë i përkas besimit mysliman e jam në muaj të Ramazanit, zoti jua pranoftë kush po e mban

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 22/04/2021 19:50

    Kushja komisar nikes. Si ka pas ruj dhent ne bozhiq

    Përgjigju
  • Scutari: 22/04/2021 18:25

    Budalla apo i paafte menderisht, quajeni si te doni, une e quaj terrorist ekstremist!! Te ishte budalla ja fuste vetes thiken te shpetonte nga ndjekesit dhe jo te hynte ne nje objekt kulti!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia

‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia