Kukësi-Trepça 1-1, Gjici dhuron
Fanelle me nr 10 Ramës e Thaçit

Kukësi-Trepça 1-1, Gjici dhuron<br />Fanelle me nr 10 Ramës e Thaçit
KUKES- Kukësi dhe Trepça 89 barazuan 1-1 mes tyre në takimin miqësor të luajtur në qytetin verilindor në vazhdën e organizimeve të ndryshme në kujtim të eksodit kosovar më 1999. Në stadiumin “Zeqir Ymeri” nuk munguan pavarësisht kushteve të papërshtatshme atmosferike dhe tifozë të dy ekipeve, ku në një numër të konsiderueshëm ishin dhe ata të ardhur nga Mitrovica. Trepça 89 kaloi fillimisht në avantazh me një gol të Jetullahut në minutën e 10-të, ndërsa në pjesën e dytë për kuksianët barazoi Gerhard Progni.

Gjithashtu në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore, presidenti i Kukësit, Safet Gjici i dhuroi kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij kosovar, Hashim Thaçi dhe nga një fanellë të ekipit verilindor me emrat përkatës dhe numrin 10-të mbi të. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar mikpritjen që i është rezervuar dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Kukës, duke falenderuar veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili dhe Prefektin Safet Gjici.

“Mikpritje e shkëlqyer në Kukës, si gjithmonë:- Po këtë herë faleminderit kryetarit Hasan Halili dhe prefektit Safet Gjici”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në “Facebook”, të cilin e ka shoqëruar me foton e tij dhe homologut Thaçi me dy bluza sportive të ekipit “Kukësi”.
 
Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba