Prej disa ditësh fshati Shtrezë në Shishtavec të Kukësit është izoluar nga bora. Dimri është i ashpër me reshje të dendura e temperatura disa gradë nën zero.
Shoferi i linjës Shtrezë-Kukës na tregon se prej një jave nuk e ka lëvizur furgonin. Të sëmurët i transportojnë në krah duke çarë me vështirësi borën që shkon deri në 40 centimetra.
"Ka një javë që nuk kemi lëviz, fadroma këtej s'ka ardhur jemi 20 familje sa e vështirë kur je i bllokuar s'ke ca bën bora s'të lë me lëviz. po për të sëmurët në krah se s'ke ca bën tjetër po fshatrat e tjerë janë hapur disa si kanë hap po me energjinë elektrike ka pasur ditë që s'ka pas energji, por edhe ka", thotë shoferi i linjës Shtrezë-Kukës.
Ata kërkojnë që bashkia të çojë fadromat për të hapur rrugën prej 1 km që lidh fshatin e tyre me aksin nacional Kukës-Shishtavec. Po kaq e vështirë është jetesa gjatë dimrit për banorët e fshatit Topojan. Një i moshuar shprehet se problemi më i madh është shkollimi i fëmijëve.
"Borë prej 4 muajsh pa ndërprerë, kërkojmë ndihmën e pushtetit qendror që kjo rrugë 10 mësues nga Kukësi shkojnë të japin mësim në Topojan. Kemi vështirësi neve është fshat me tokë jo pjellore. Mungon uji për vaditje, për gjatë dimrit s'ka punë në blegtori për 4 muaj jemi të bllokuar çdo lloj aktiviteti. Bazën ushqimore e sigurojmë dhe e ruajmë nga vera", thotë ai.
Akset nacionale janë të kalueshme në Kukës, përfshirë dhe Rrugën e Kombit, por problem mbeten rrugët në fshatrat malorë të Shishtavecit dhe Arrënit.
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2956
Lajme të tjera
-
7 ditë i zhdukur/ Vijojnë kërkimet për 3-vjeçarin, hetohet edhe largimi jashtë Shqipërisë! Gjyshi e kunati 'mbyllen' në qeli
19 Prill, 11:51
-
FOTO/ Lumi i Gashit në Tropojë, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO
19 Prill, 09:42
-
EKSKLUZIVE/ 3-vjeçari nga Durrësi 6 ditë i zhdukur! Flasin stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën, të nesërmen s'e gjetëm! Thirrje vajzës: Ktheja të voglin mamasë së vet
18 Prill, 11:33
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Kujtohet eksodi i 1999, qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës
16 Prill, 19:42
-
Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar
16 Prill, 19:09
-
Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara
16 Prill, 11:37
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:11
-
Digjet fusha e mbetjeve në Kukës
13 Prill, 11:09
-
Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën
13 Prill, 10:32
-
Punimet për Urën e Re mbi lumin Drin, bllokohet për një javë aksi Kukës-Morinë! Si devijohet lëvizja e mjeteve
8 Prill, 14:37
-
Kukë, vjedh banesën, arrestohet pas disa orësh
8 Prill, 13:00