Kukës, debate ndërmjet krerëve të
rendit, policia: S'kishte konflikt fizik

Kukës, debate ndërmjet krerëve të<br />rendit, policia: S'kishte konflikt fizik
KUKES - Një debat në radhët e krerëve të policisë së qarkut Kukës është raportuar ditën e sotme. Sipas burimeve për A1 Report bëhet e ditur se Drejtori i Policisë së Kukësit Alban Çela ka pasur një debat me Shefin e Komisariatit të këtij qarku Adriatik Huti, për motive ende të paqarta.

Megjithatë përmes një komunikate për shtyp, Drejtoria e Policisë së qarkut Kukës e ka përgënjeshtruar faktin se mes tyre të mund të ketë pasur konflikt fizik. Sipas policisë së Kukësit, lajmi se mes tyre ka pasur përplasje fizike është i pavërtetë, ndërsa strukturat e rendit në këtë qark vijojnë të jenë në funksion dhe shërbim të plotë të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i policisë:
Autoriteti i Drejtorise Policise Qarkut Kukes, ne lidhje me lajmin e publikuar sot me date 03.04.2015 ne median e shkruar dhe vizive mbi informacionin e publikuar per nje konflikt dhe perplasje fizike ndermjet Drejtorit Policise Qarkut Alban Çela dhe Shefit te Komisariatit Kukes Adriatik Huti ju bejme me dije se e pergenjeshtrojme me pergjegjesi te plote ligjore kete lajm,  pasi lajmi nuk eshte i vertete pasi ne asnje rrethane  dhe ne asnje moment nuk ka perplasje fizike ndermjet dy drejtuesve te policise per te cilen ben fjale lajmi  i siperpermendur. Gjithashtu nga autoritetet e Drejtorise Policise Qarkut Kukes sqarohet se jane ne krye te detyres te gjitha strukturat policore per garantimin e rendit dhe sigurise Publike ne Qark. Nisur sa siper, lutemi beni publik lajmin mbi pergenjeshtrimin e informacionit te dhene nga media sot me date 03.04.2015. Duke ju falenderuar per bashkepunimin

letra e policise kukes
letra e policise kukes

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali