Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar

Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar

Pika doganore e Morines

KUKES-  Sezoni turistik është në nisje të tij ndërsa pritet fluks i lartë qytetarësh e mjetesh që hyjnë në Shqipëri përmes pikave të kalimit kufitar me Kosovën. Morini është pika kufitare me e madhja e përgjatë sezonit do të ketë personel shtesë nga policitë kufitare të Shqipërisë e Kosovës për të menaxhuar sa më mirë hyrje-daljet.

Kolonel Nexhmi Krasniqi, Drejtor i Policisë Kufitare në Rajonin Jugor të Kosovës thotë se ka koordinim shumë të mirë mes dy policive ndërsa ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja e përbashkët për kalimin e kufirit pa kontrolle përgjatë nëntë muajve të vitit.

Pika e përbashkët kufitare e Morinit mban peshën kryesore të hyrje daljeve në Shqipëri. Kolonel Krasniqi thotë se përgjatë vitit 2023 më shumë se 15 milionë hyrje-dalje janë shënuar e ky numër pritet të rritet këtë vit, përfshirë edhe shkëmbimet tregtare mes dy shteteve.

"Në 24 orë qarkullojnë 450 - 500 kamionë" thotë ai. 

Vëmendje e veçantë po i kushtohet parandalimit të trafiqeve të paligjshme e kontrabandës, e në këtë kontekst mbi 100 forca të përbashkëta policie e njësi speciale kanë krehur zonën përgjatë vijës kufitare.

Ditë më parë, bashkëpunimit dypalësh për një sezon turistik sa më të mirë i parapriu edhe një aksion për pastrimin e pikës së përbashkët kufitare dhe dy anët e Rrugës së Kombit në hyrje të kësaj pike.

Foto: Kolonel Nexhmi Krasniqi

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Basha në Report Tv: Vula ka qenë dhe mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

Basha në Report Tv: Vula ka qenë dhe mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar