Kukës, rruga e Kombit rrezikon nxënësit në Morinë! Në afërsi të shkollës 2 fëmijë humbën jetën

Si pasojë e mungesës së një rruge dytësore, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9 vjeçare në fshatin Morin të Kukësit, përballen çdo ditë me rrezikun e aksidenteve, duke kaluar rrugën e kombit për të shkuar në shkollë, e cila ndodhet buzë këtij aksi.

Përballë kësaj situate, prindërit dhe Drejtoresha e shkollës kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.

“Deri tani për shkollën e Morinit asnjë problem nuk është i zgjidhur, përsa i përket lëvizjes së nxënësve. Sot për sot unë nuk jam në dijeni për projektin që mund të bëhet këtu në vazhdim, por deri më sot nuk ka as mbikalim as nënkalim. Fëmijët vijnë në shkollë përgjatë autostradës.”-shprehet Kujtesa Syla, Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Gani Duraku”.

Për Fadil Sylën, kryetarin e Bordit të prindërve të kësaj shkolle, shprehet se problemi duhet të çohet deri tek kryeministri Edi Rama.

“Ne këtë shqetësim e kemi çuar deri tek kryeministri. Kemi bërë shumë ankesa. Momentalisht kanë bërë zgjidhje, por jashtë territorit që na takon ne. Kemi disa vdekje këtu. Nxënës shkolle. Është i  domosdoshme një nënkalim për këto fëmijë.”, -thotë Syla.

Që nga ndërtimi i autostradës, në afërsi të shkollës, dy fëmijë kanë humbur jetën, si pasojë e përplasjes nga mjetet në këtë aks e të tjerë rrezikohen nga momenti në moment.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën