Kukësi, 2 ditë qendër e kombit
"Imitohet" eksodi kosova

Kukësi, 2 ditë qendër e kombit<br />
KUKES - Për dy ditë me radhë, përkatësisht sot dhe nesër Kukësi do të jetë kryeqendër e të gjithë shqiptarëve. Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë, të dy qeveritë kanë vendosur të organizojnë aktivitete ndryshe. Një risi përkujtimi, pasi nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Do ketë konferencë në kujtim të eksodit ku do të flasin kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi dhe ministrat e jashtëm, të arsimit e të kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke evokuar luftën e Kosovës, por dhe duke kujtuar me dhimbje krimet që janë kryer ndaj popullatës shqiptare të Kosovës 15 vite më parë, ku u vranë me mijra njerëz të pafajshëm, disa të tjerë ende s’janë gjetur, ndërkohë që mbi një milionë pleq, gra dhe fëmijë u deportuan nga trojet e tyre në drejtim të Shqipërisë, ku gjetën strehë te vëllezërit e tyre në këtë anë të kufirit, dhe ku Kuksi ishte qendra që priti shumicën e tyre. Do jenë prezentë ish-luftëtarë të UÇK, si dhe ish-kryeministri shqiptar që përballoi tërë atë situatë Pandeli Majko dhe ish-zv.kryeministri, aktualisht kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar, kontribues të asaj kohe.

Ndërkohë organizimi i këtij përkujtimi do të jetë ndryshe nga herët e tjera. Kështu në qytetin e Kukësit, në imitim të atij fluksi të madh të larguarish me forcë nga Kosova prej dhunës serbe 15 vite më parë, do të ngrihen kampingje të improvizuara me çadra, ku do të qëndrojnë një pjesë e personave të cilët do të jenë ditën e sotme në kujtim të atyre ditëve të vështira për gjithë shqiptarët. Ndërkohë që do takohen familjet e shqiptarëve të Kosovës dhe ato të Shqipërisë, në të cilat janë strehuar derisa u kthyen në vendlindjen e tyre pas luftës.

Njëherësh përpos koncertit do të ketë Panair ku do ekspozohen produkte artistike, prodhime shqiptare nga të dy anët e kufirit, një ekspozitë pikture dhe fotografike. Ndërsa do të zhvillohet dhe një ndeshje miqësore mes ekipit të futbollit të Kukësit dhe Mitrovicës. Synohet që ky përkujtim të kthehet në një traditë të përvitshme.

Shkrimi u publikua sot (15.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve