Kukësi i shkakton disfatën e parë Tiranës, afrohet me kreun! Shehi: Nuk e meritonim atë që ndodhi në Shkodër

Kukësi i ka shkatuar humbjen e parë në kampionat Tiranës në sfidën e fundit të fazës së parë. Në ‘Loro Boriçi’ verilindorët ia kanë dalë me rezultatin 2-1 falë golave të Milunovic dhe Bashës, ndërsa për Tiranën barazoi përkohësisht Seferi. Me këtë fitore Kukësi shkurton diferencën në 3 pikë me Tiranën kryesuese, duke rihapur totalisht edhe garën për titull.

Diego Longo, trajneri i Kukësit: “Ndeshja me skuadra si ajo kundër Tiranës janë shumë të vështira. Ne e kuptuam se ata janë më të mirë se ne dhe punuam shumë. Sakrifikuam në disa momente dhe ishim më të organizuar.”

Ndërkohë te Tirana kjo humbje po përjetohet si e pa merituar, duke u bazuar te loja në fushen e blertë.

Orges Shehi, trajner i Tiranës: “Një humbje që unë mendoj se nuk e meritonim për atë që prodhuam në fushë. Ishte një ndeshje që të dyja skuadrat ishin të vendosura në ekuilibër dhe për të mos i dhënë hapësira kundërshtarit, por unë mendoj se ka qenë një humbje e pamerituar për atë që prodhoj fusha e lojës.”

Sfida tjetër e ditës së hënë mes Dinamos dhe Egnatias është mbyllur me shifrat 1-1. Me këto dy ndeshje është mbyllur edhe java e nëntë e kampionatit, që korespondon me fazën e parë, ndërkohë që janë edhe 3 të tjera për t’u zhvilluar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj