Kukësi nën 'pushtetin' e mjegullës, vështirësohet qarkullimi i makinave në qytet dhe në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Qyteti i Kukësit është 'pushtuar' nga një mjegull e dendur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Megjithëse në qytet nuk ka reshje dëbore, temperaturat e ajrit vijojnë të jenë në minus.

Në qytet dhe në zonat përreth ka prezencë të ngricave dhe të brymës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjegulla e dendur është përhapur edhe në një pjesë të madhe të Rrugës së Kombit duke kufizuar kështu shikueshmërinë e përdoruesve të këtij aksi rrugor.

Po ashtu mjegulla është përhapur në të gjithë liqenin e Fierzës. Qarkullimi i makinave është bërë më i vështirë për shkak të kufizimit të shikueshmërinë.

Pas reshjeve të shiut pak ditë më parë edhe Tirana është pushtuar nga mjegulla, e cila ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet