Kukësi pa landfill, mbeturinat përfundojnë në liqenin e Fierzës! Gjici: Po presim projektin e BE-së, në 2022 fond shtesë për menaxhimin e mbetjeve

Menaxhimi i mbetjeve urbane është një problem madhor për qytetin e Kukësit. Në mungesë të një landfilli, mbeturinat depozitohen në pranë varrezave publike dhe tjetra në kodrat e Mamëzit. Vendgrumbullimi që ndodhet pranë varrezave publike të qytetit disa metra larg liqenit të Fierzës, është i parrethuar për pasojë mbetjet përfundojnë në ujë duke sjellë një katastrofë mjedisore në liqenin e Fierzës.

Kryetari i Bashkisë Safet Gjici ,thotë se ndërtimi i landfillit rajonal në Tërthore me fonde të BE-së, do t’i jepte fund kësaj gangrene mjedisore.

“Ne nuk kemi pasur deri tani pikë kontrolli “landfill”. Ne kemi bërë procedurën sipas BE, kemi bashkëpunuar me tre Bashki dhe kemi mbaruar të gjitha çfarë kanë kërkuar dhe brenda dhjetorit del vendimi përfundimtar për të implementuar projektin e Landfillit. Kemi përcaktuar dhe struktura të tjera pastrimi, do të kemi dhe grupe në terren për pastrimin deri sa të hapet landfilli", tha Gjiici.

Ndërkohë, shërbimi i pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve në zonat rurale vazhdon të mbetet një problem madhor për Bashkinë e Kukësit. Gjici tha se në buxhetin e vitit 2022 do të ketë fonde shtesë për menaxhimin e mbetjeve ashtu siç kërkoi Kryeministri Rama.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malok prej Kukesi: 31/10/2021 17:16

    O Safet o barkderr cfare kryebashkiaku je qe pret nga BE ku i con parate e taksapaguesve po parate qe sigurohen nga aeroporti ku shkojne apo duhen per barkderrat deputete dhe qeveritare pse nuk i perdorni per infrastrukturen e qytetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim