Kukësi përgatitet për festivalin e teatrove në Berat! Aktorët e vegjël vënë në skenë 'Zana Mendjelehtë'

“Zana Mendjelehtë" është premiera për fëmijë që u ngjit në skenë në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës e cila do të përfaqësojë qytetin verilindor në Festivalin Kombëtar të Teatrove ,“Një Mbi Një Dritaret” në Berat.

Në rolet e zanës së malit, ajrit e ujit, mbretëreshës dhe magjistarit Damian aktorët e vegjël të Teatrit të Kukullave të Qendrës Kulturore i bënë për vete fëmijët e kopshteve të qytetit që mbushen sallën e të pallatit të kulturës.

'Kam disa emocione të papërshkrueshme, ngaqë jam dhe  shumë e lumtur që kam marrë pjesë në një shfaqje teatrale.'- u shpreh aktor.

'Unë kam rolin e Zanës së ujit, quhem Zanës e Vesës. Është një rol i cili më përshtatet dhe ishte shumë e lehtë për të mësuar me ndihmën e mësueses!'- tha një nga aktorët e vegjël.

“Jam në rolin kryesor të Zanës së flakës dhe ka më shumë pjesë nga të gjitha. Kemi arritur ta mësojmë shumë lehtë pasi kemi patur një mësuese shumë të përkushtuar. Mesazhi që përcjell shfaqja që kurrë nuk duhet të biem pre e të tjerëve apo të dukemi më tepër se shoqet e tjera”, shprehet një vajzë tjetër .

Për përgjegjësen e Teatrit të Kukullave për fëmijë, Arjeta Rexhepi evente te tilla  janë një mundësi për të nxitur tek fëmijët dashurinë për artin krijues dhe kulturën.

“Është hera e dytë që marrim pjesë në Berat , tek Festivali i “Një mbi një dritareve” në Berat. Vjet jemi vlerësuar me dy çmime. Sivjet shpresojmë të marrim serish çmim”- tha Arjeta Rexhepi, Përgjegjëse e Teatri të Kukullave për Fëmijë.

Festivalin Kombëtar i Teatrit për fëmijë “Një Mbi Një Dritaret” është evenimenti që bënë bashkë fëmijët e të gjithë qyteteve të Shqipërisë të moshave nga 8 deri në 16 vjeç i cili do të zhvillohet në qytetin e Beratit, në javën e fundit të qershorit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Zall Herrit protestë për asfaltimin e rrugës: Është skandal, kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë! Na u bë premtimi gjatë fushatës dhe s’u mbajt

Banorët e Zall Herrit protestë për asfaltimin e rrugës: Është skandal, kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë! Na u bë premtimi gjatë fushatës dhe s’u mbajt