Kukësi shkarkon trajnerin pas barazimit me Teutën: I urojmë sukses në të ardhmen

Kukësi shkarkon trajnerin pas barazimit me Teutën: I urojmë sukses në të ardhmen

Shpëtim Duro

Kukësi ka shkarkuar trajnerin Shpëtim Duro. Tre ndeshje pa fitore, teksa sot përballë Teutës barazuan 2-2 i kanë kushtuar Duros largimin nga posti i teknikut të verilindorëve edhe pse Kukësi është vetëm 4 pikë pas Tiranës që kryeson kampionatin.

"Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet!

Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen' mbyllet deklarata e klubit verilindor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra