Kulluri: Nëse kryedemokrati vazhdon kështu, lëvizje e re anti-Basha brenda së djathtës që do e rrëzojë

Prej kohësh ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka paralajmëruar se do të ketë një lëvizje anti-Basha brenda partisë nga demokratët e pakënaqur nga lidershipi i tij dhe sot me refuzimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor nga PD po shkakton debate të forta. I ftuar në "Repolitix" në Report Tv, Kulluri tha se ka një debat të fortë jo vetëm brenda partisë por dhe aleatëve të Bashës të cilët kërkojnë ndryshimin e sistemit dhe sipas tij, Basha ende nuk po u jep përgjigje këtyre shqetësimeve. Ai tha se nëse Basha vijon me këtë qëndrim dhe këto politika që po ndjek gjatë gjithë këtyre viteve në drejtim të PD mund të nis një lëvizje kundër tij brenda partisë.

"Brenda koalicionit të djathtë ka një debat shumë të madh, brenda partisë një dhe me aleatët dy. Pra aleatët e partisë demokratike po kërkojnë ndryshimin e sistemit ose një sistem me koalicione brenda. Basha ka 4 muaj që nuk i jep asnjë përgjigje aleatëve. Nëse shkohet kështu nga e djathta deri ditën e zgjedhjeve, koalicioni i djathte pa republikën e re vërtet do rrëzonte Ramën por do fundoste dhe partinë demokratike. Pra nëse PD vazhdon me këtë aventure të Bashës, edhe me këtë sistem do ketë një koalicion të djathtë pa republikën e re", tha Kulluri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/05/2020 11:56

    Cfare ta rrezoni? Ta qeroni fare ate bastard hajdut e vrases

    Përgjigju
  • Loran: 29/05/2020 11:25

    Po kush esht tu te llogarit ty O debil

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen