Kulluri për PD: Kandidatët për deputet po nënshkruajnë përbetime komuniste! Po bëhet plan për të shkatërruar partinë

Kulluri për PD: Kandidatët për deputet po nënshkruajnë përbetime komuniste! Po bëhet plan për të shkatërruar partinë

Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri ka akuzuar selinë blu se detyron kandidatët për deputet që të bëjnë përbetime komuniste.

Ai i referohet një dokumenti që kandidatët duhet të plotësojnë përpara se të votojë anëtarësia, ku në të kundërt ata skualifikohen automatikisht nga gara.

Kulluri thotë se partia e "njerëzve të lirë" është shndërruar në një repart ushtarak qesharak. Përms një postimi në Facebook, ai shkruan se ky është një plan për të shkatërruar PD-në.

Postimi i plotë në Facebook:

Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!

Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!

Partia e “njerezve te lire” eshte shnderruar ne nje repart ushtarak qesharak fale “formimit perendimor” sipas modelit “te forcojme unitetin parti-popull”! Keta qe sulmojne Gramoz Rucin si ish komunist detyrojne njerezit te heshtin e te binden qorrazi ndaj “udheheqjes dhe shokeve te partise”!

Kurre s’i kish shkuar mendja njeriu qe mund te katandiseshin ne kete derexhe 30 vjet pas renies se komunizmit! Dhe kjo nuk eshte rastesi por plan diabolik per te shkaterruar Partine Demokratike!

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laert: 26/09/2020 16:05

    Ore ju jeni ne vete a jo. Jepni lajm Kullurin kur Kulluri nuk eshte asgje.

    Përgjigju
  • Visi: 26/09/2020 14:40

    O kollare pse fol dokrra apo mq ste pjerdh kush muhabetin, normal qe duhet plotesu formulari i pastertise se figures dhe i pasurise qe mos te futen kriminela ne kuven dhe as shoke te tute qe nuk ke arrite me gjete 3 ahoke te femijerise qe ju di nr e cel dhe qe nuk te shajne para te fjitheve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet