Kultivimi i kanabisit, Veliu kritika vartësve: S’do tolerohet askush, intensifikoni kontrollet në terren

Kultivimi i kanabisit, Veliu kritika vartësve: S’do tolerohet askush, intensifikoni kontrollet në terren

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Velu dhe nëndrejtoresha Aida Hajnaj kanë zhvilluar një takim në Elbasan me drejtuesit e policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan e Korçë lidhur me kultivimin e kanabisit dhe luftimin e këtij fenomeni. Gjatë fjalës së tij Veliu ka kërkuar angazhimin e të gjitha forcave, ndërsa nuk kanë munguar dhe kritikat dhe se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo do të kenë implikim në kultivimin e lëndëve narkotike.

 “Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, tha Veliu.

Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori. Grupet e kontrollit nga toka, tha Veliu, të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjetër.

Veliu kërkoi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore dhe dhe rritjen e parametrave të sigurisë sidomos në zonat bregdetare, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnëe me armë apo me lëndë narkotike.

Disa ditë më parë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në "Pa Protokoll" në Report Tv tha se janë shkarkuar e penalizuar shumë drejtues e zyrtarë të policës në lidhje me kultivimin e kanabisit në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • teu: 28/07/2020 01:29

    haaaaa, po me maske si do ja ndiesh eren hashashit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë