Kultivohej kanabis në Mat, vihen nën hetim kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve

Foto ilustruese

MAT- Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur ditën e sotme në Mat. Përkatësisht rasti është evidentuar në fshatin e quajtur Lam i Madh. Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se kanabisi kultivohej në një zonë të pyllëzuar.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka vënë nën hetim kryeplakun e fshatit Lam i Madh, i cili është identifikuar me inicialet G. K., 55 vjeç. Ndërsa po hetohet edhe shtetasi B. GJ., 61 vjeç, inspektori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Matit.

Për të dy shtetasit rëndon akuza për veprën penale "Shpërdorim Detyre".

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Mero Baze: Keqkatandisja e një njeriu mosmirënjohës ndaj shqiptarëve