Kultivoi kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë, në shtëpi iu gjet një pushkë dhe municion luftarak

Pushka që iu gjet në banesë 52-vjeçarit

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Mirditë pasi u kap duke kultivuar kanabis. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve në fshatin e quajtur Shëngjergj, 52-vjeçari me inicialet T. H, u kap duke mbjellë bimë kanabisi.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.    

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vidhet gjatë natës pika e karburantit në Bulqizë