Kultivuan kanabis pranë banesës në Krujë, pranga të moshuarit, në kërkim 26-vjeçari! Në hetim administratori dhe kryeplaku

Kultivuan kanabis pranë banesës në Krujë, pranga të moshuarit, në kërkim 26-vjeçari! Në hetim administratori dhe kryeplaku

Foto ilustruese

KRUJE, VLORE- Policia e Krujës ka vënë në pranga një 72-vjeçar, ndërsa një i ri 26 vjeç u shpall në kërkim pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në një sipërfaqe toke pranë banesës së tyre në Nikël.

Sipas policisë në pranga u vu i moshuari me iniciale B.S, ndërsa në kërkim u shpall 26-vjeçari me iniciale R.L.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. D., 54 vjeç dhe H. Xh., 54 vjeç, me  detyrë administrator i Njësisë Administrative Nikël dhe kryeplak i fshatit, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës.

Sakaq në Vlorë 60-vjeçar Piro Likaj u arrestua, ndërsa u shpall në kërkim djali i tij, pasi në afërsi të stanit të tyre policia asgjësoi 50 bimë narkotike kanabis sativa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi