Kultivoi kanabis, shpallet në kërkim një person në Tropojë! Hetohen në gjendje të lirë edhe dy inspektorë të pyjeve dhe kryepleqtë e dy fshatrave

Foto ilustruese

Një person është shpallur në kërkim ditën e sotme në Tropojë, i akuzuar për kultivim kanabisi. Në kërkim është shpallur Demaj, i akuzohet se ka kultivuar kanabis në fshatin Padesh, ndërsa po ashtu policia zbuloi edhe një rast kultivimi të kanabisit në fshatin Salcë, por nuk është identifikuar autori.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës",  kryeplaku i fshatit Salcë , Marash Dedndreaj, kryeplaku i fshatit Buçaj, Murat Qelia, si dhe dy inspektorë të pyjeve dhe mjedisit, Jetnor Tafaj dhe Ardit Qehaja.

Në total u sekuestruan 300 bimë kanabisi, që u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Emergjenca mjedisore në Fier, kryebashkiaku Subashi i përgjigjet Bashës: PD bëri gjithçka për të penguar investimin për impiantin e ri