Kultivonin kanabis, në pranga dy persona në Kukës, i gjendet edhe një kallashnikov

Kultivonin kanabis, në pranga dy persona në Kukës, i gjendet edhe një kallashnikov

Arma dhe fishekët e sekuestruara në Kukës

Aksioni për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike ka vazhduar në Kukës. Policia bën të ditur se në pranga janë vënë dy persona, të cilëve iu gjetën edhe armë pa leje.

"Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në fshatin Barr, në vendin e quajtur "Kepat e Bardhë", kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike cannabis sativa", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman