Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në vijim të turit të inspektimeve nëpër pika kufitare, ka ndaluar në Kakavijë ku sapo është ndërtuar terminali i ri i pasagjerëve me ambiente të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve.
Gjatë këtij inspektimi, ministrja Kumbaro foli për projektin e rikualifikimit të peizazhit në pikat hyrëse doganore, një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në koordinim institucional me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ky projekt ka qëllim unifikimin në nivel estetik të njësive të shërbimit që operojnë aty, si prezantimi i parë i turistëve të huaj me Shqipërinë.
“Bëhet fjalë për rikualifikim peizazhi me qëllim estetik dhe me qëllimin e krijimit të një kontakti të parë të pasagjerit, të turistit apo të një bashkëkombasi i cili kthehet në Shqipëri, me një imazh estetik që ka të bëjë me peizazhin. Projekti që kemi miratuar, por edhe kemi bashkëndarë me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar do të duhet të fillojë sa më shpejt zbatimin me qëllim që të kemi një tjetër kartvizitë të Shqipërisë, në momentin që hyn në territor”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Ky bashkëveprim trepalësh mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, do të nisë fillimisht në pikat doganore më të rëndësishme për sa i përket flukseve turistike, për të vazhduar më pas në të gjithë territorin.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.1%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3444
Lajme të tjera
-
'Pushtimi i dytë' i Shqipërisë, 310 mijë italianë në 6 muaj, na 'braktisin' serbët
25 Gusht, 07:43
-
Ministrja e Turizmit mesazh bizneseve nga Vlora: Bashkëpunoni për pastrimin e mbetjeve
16 Korrik, 08:48
-
Sezoni turistik, Kumbaro në Sarandë: Dyfishohen kapacitetet e pastrimit në vijën bregdetare
30 Qershor, 09:37
-
Bruksel, Kumbaro raporton punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit
19 Qershor, 19:17
-
Ushtria me 'mision' për të pastruar Velipojën, Kumbaro: Gati projekti për landfillin e interteve në Bushat
10 Qershor, 16:21
-
Sezoni turistik, Kumbaro: Prioritet pastrimi i vijës bregdetare, gjoba kryebashkiakëve nëse s’marrin masa! Nisim me dezinsektimin, u vonua
9 Qershor, 17:47
-
Task Forca për ndalimin e qeseve plastike, Kumbaro dhe Ibrahimaj: Intensifikojmë kontrollet dhe masat ndëshkuese
23 Maj, 12:44
-
Certifikohen 30 rojet e para bregdetare, Manastirliu dhe Kumbaro: Rrisim sigurinë në plazhe! Do hapim edhe 29 qendra shëndetësore verore
19 Prill, 12:03
-
Sezoni turistik/ Qeveria ndryshon ligjin për zhurmat në mjedis, bashkitë përgjegjëse për monitorimin! Kumbaro: Të përcaktojnë zonat ku s'lejohet muzikë e lartë
13 Prill, 09:52
-
Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama: Gjysma e parave të fushatës së PS për 14 majin shkojnë për mbjellje fidanësh! Komisioneri: Tërhiqni turistë duke ulur nivelin e karbonit
3 Prill, 18:44
-
'Euronews Green' artikull për Vjosën: Shqipëria mbrojti lumin e fundit të egër në Europë, e shpalli Park Kombëtar
31 Mars, 15:52
-
Ministrja Kumbaro intervistë për ‘ITB Berlin’ panairin e turizmit: Gjithçka që ju duhet, e gjeni në Shqipëri! Destinacioni i preferuar në Ballkan
30 Mars, 10:02