Kumbaro përzgjedh Jonida Beqon për Drejtoreshë të Teatrit Eksperimental

Kumbaro përzgjedh Jonida Beqon për Drejtoreshë të Teatrit Eksperimental

Jonida Beqo

Në ditën e fundit të qëndrimit në postin e Ministres së Kulturës, zonja Mirela Kumbaro ka përzgjedhur edhe një nga kandidatët për drejtorin e ardhshëm të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kumbaro ka përzgjedhur si kandidate Jonida Beqon, drejtoreshën aktuale të Teatrit të Metropolit në Tiranë.

Përzgjedhja erdhi pas njoftimit zyrtar për konkurrimin për vend pune  të datës 05/11/2018. Nga Ministria e Kulturës është shpallur se “Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,  si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo kandidoi sërish për vendin  e punës bashkë me kandidaten e re Jonida Beqo. Ndërkohë mësohet nga “Shqiptarja.com” se Ministrja e Kulturës ka përzgjedhur për kandidate Jonida Beqon. Por nga ana tjetër shihet se nuk ka asnjë njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës për shkarkimin e saj nga drejtoreshë e Teatrit të Metropolit, por as njoftim për një konkurs për drejtorin e Teatrit të Metropolit nuk ka. Ndërsa disa media kanë shpallur lajmin se Jonida Beqo do të jetë drejtoresha e Teatrit Eksperimental, “Shqiptarja.com” ka konfirmuar nga burimet zyrtare se për emërimin e Jonida Beqos pritet ende firma e kryeministrit Edi Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona

Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona