Kume në 'Repolitix' tregon çfarë ndodh me KQZ: Opozita kërkon vendimmarrje të cilësuar, mazhoranca nuk do të anashkalojë Kuvendin

Reforma zgjedhore ka ngecuar tek përzgjedhja e anëtarëve të KQZ, ku mazhoranca dhe opozita janë ndarë pas propozimit të fundit të PD dhe LSI. Eksperti i reformës zgjedhore, Kristaq Kume i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV ka treguar se çfarë po ndodh me këshillin politik të kësaj reforme. Sipas Kumes, opozita kërkon vendimmarrje të cilësuar në KQZ, ndërsa mazhoranca nuk kërkon të anashkalojë Kuvendin.

"Në 5 qershor palët kanë rënë dakord që komisioneri i zgjedhjeve të jetë një ndër aplikuesit, i cili veç të tjerave duhet të marrë dokordësinë e palëve. Kurse sa i takon dy strukturave të tjera të KQZ, në ndryshim nga variantit që ka qenë i përgatitur nga ekspertët është shtuar që KAS, struktura që do merret me gjykimin e apelimeve t ëjetë me 5 anëtarë. në këtë marrëveshje janë dakordësuar që përbërja të jetë, të pasqyrojë propocianlitetin politik. Kjo do të thotë që 3 të jenë të mazhorancës dhe dy të opozitës. Ajo që ka kërkuar PD dhe LSI ka të bëjë me procedurën që duhet ndjekur për të arritur deri në përzgjedhjen e atyre që do shkojnë deri në Kuvend për të marrë votat për tu emëruar në detyrat përkatëse. Ajo cka synon të realizojë opozita është të mundësohet realisht efekti dhe roli që duhet të ketë opozitë në rolin e kandidatëve. Ky është jnë problem, që nuk është problem i vogël. E dyta opozita ka kërkuar që mandati mos jetë ashtu sic është parashikuara në variantin e propozuar por komisioneri të ketë mandat 4 vjecar ndërsa dy strukturat e tjera mandat 6 vjeçar. Shumë më e rëndësishme sesa zgjatja e mandatit është kërkesa që opozitës që vendimmarrja në këto komisione të jetë vendimmarrje e cilësuar. që do të thotë që strukturat përkatëse mund të marrin vendim nëse bien dakord 4 anëtarë të saj. Këto ka kërkuar opozita jashtë parlamentit.  Mazhoranca thotë e gjithë kjo do të bëhet si përgjegjësi e kuvendit. Pra do të jetë kuvendi që do shpallë aplikimin, do mbledhë dosjen dhe do të jetë një komision i kuvendit që do shqyrtojë kandidaturat, kjo do të thotë që të gjithë anëtarët e komisionit të jenë me vullnetin e mazhorancës aktuale. Kjo është e papranueshme nga opozita", sqaroi Kume.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën