Kundër certifikatës së vaksinimit, mijëra protestues mblidhen në sheshet e Italisë

Kundër certifikatës së vaksinimit, mijëra protestues mblidhen në sheshet e Italisë

Foto nga protesta

ITALI- Mijëra protestues janë mbledhur të shtunën e trembëdhjetë radhazi për të protestuar kundër certifikatës së vaksinimit. Protesta agravoi në mbrëmje, kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë, ndërsa këta të fundit ndërhynë për të shpërndarë turmat. Një vajzë mori lëndime në trup, ndërsa policia ka identifikuar 16 prej demonstruesve, ku njëri prej tyre është arrestuar dhe katër janë ndaluar.

Edhe kësaj here protesta është shoqëruar me tensione. Në orën 5 të pasdites, në sheshin Fontana ishte mbi 2 mijë njerëz kundër pasaportës së gjelbër të vaksinës. Pak para orës 5.30 pasdite turma e protestuesve të paautorizuar u zhvendos drejt sheshin Duomo duke vijuar më pas edhe në rrugët kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit u shtuan gjatë rrugës, duke arritur në 15 mijë.

Protestat në Itali kanë filluar që prej momentit kur punëtorëve u është kërkuar që për tu futur në ambientet e punës nga data 15 tetor të vërtetojnë se janë vaksinuar, ose të tregojnë një test negativ të 48 orëve ose dëshmi se janë shëruar nga COVID-19.

Ndërkohë u zhvillua edhe një protestë paralele, ku dhjetëra mijëra qytetarë të pirur përgjithësisht nga partisë e majta, janë derdhur në Piazza San Giovanni, ku kanë protestuar kundër neo-fashizmit. Kjo lëvizje erdhi një javë pasi ekstremistët e krahut të djathtë hynë me forcë në selinë e konfederatës më të vjetër të punës në Itali.

Kreu i sindikatës së punës CGIL, Maurizio Landini, drejtoi protestën të shtunën nën sloganin: “Kurrë më fashizëm”. Midis pjesëmarrësve ishin Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe ish -kryeministri Giuseppe Conte.

Protestua kundër neo-fashizmit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale