'Kundër Skënderbeut rikthehemi te fitoret', te Tirana optimistë! Memelli: Me tifozët në krahë mendojmë për 3 pikët

Të shtunën Tirana do kërkojë të rikthehet të fitoret në Superligës pas disfatës me Kukësin, që i shkaktoi humbjen e parë në kampionat. Për bardheblutë gjithsesi nuk do jetë aspak e thjeshtë pasi Skënderbeu që renditet i parafundit ka zhvilluar paraqitje pozitive në javët e fundit.

“Skënderbeu është paraqitur mirë në javët e fundit ndaj kundërshtarëve, por ne vijmë pas një humbje me Kukësin dhe besojmë se do japim maksimumin për t’u kthyer te fitoret,”-deklaron Erbim Fagu, zv/trajner i Tiranës.

“Po t’i marrësh të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe ne prandaj japim maksimumin dhe i marrim seriozisht,”-shprehet Marsel Ismailgeci, futbollist i Tiranës.

Ndërkohë në kampin korçar shpresojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive, ndërsa për këtë trajneri Memelli kishte një kërkesë.

“Të kishim qytetarët e Korçës sa më të shumtë në stadium për të krijuar atmosferë dhe për ti dhënë shtysë më tepër lojtarëve. Tifozët janë lojtari i 12 për ne dhe një shtysë e jashtëzakonshme për të bërë maksimumin,”-thotë Migen Memeli, trajner i Skënderbeut.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Laçit, ndërsa dy ndeshjet tjera të javës së 10 të Superligës luhen të dielën. Dinamo do të presë Kastriotin, ndërsa Kukësi Egnatian.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm