Nuk pranoi të lironte banesën e dhënë me qira nga bashkia, 55-vjeçari plagos me thikë policin bashkiak në Berat

Nuk pranoi të lironte banesën e dhënë me qira nga bashkia, 55-vjeçari plagos me thikë policin bashkiak në Berat

Një 55-vjeçar është arrestuar në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi me thikë një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia Berat.

55 vjeçari M.K., kishte kohë pa paguara qiranë e banesës së dhënë nga Bashkia Berat dhe kjo ka bërë që policia bashkiake të shkonte të lironte banesën, por ka hasur në refuzimin e 55-vjeçarit.

Në gjaknxehtësi e sipër duke kundërshtuar daljen nga banesa, 55-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur punonjësin e policisë bashkiake, G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen